LAJMI I FUNDIT:

Fillon prodhimi serik i veturës elektrike BMW i4

Fillon prodhimi serik i veturës elektrike BMW i4

BMW i4 i është bashkuar modeleve të shumta të kompanisë bavareze, e cila të gjitha veturat i nxjerr nga shiriti prodhues i fabrikës në Munih.

Në selinë e BMW-së në Munih që së shpejti do të festojë 100-vjetorin – ka shfrytëzuar rastin që ta prezantoj modelin i4 që është plotësisht elektrik, transmeton Telegrafi.

Gjiganti gjerman është zotuar se deri më 2023 të gjitha veturat do t’i ketë elektrike – duke ndjekur kështu rrugën e shumë brendeve tjera si Tesla.


BMW i4 eDrive 40 (model më i dobët), e vë në lëvizje motori elektrik që prodhon 340 kuaj-fuqi dhe ka një bateri me kapacitet të mjaftueshëm, që me vetëm një mbushje të përshkoj 590 kilometra.

Versioni më të fuqishëm M50 ka dy motorë elektrik që në kombinim prodhojnë 544 kuaj-fuqi, që i mundëson që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3.9 sekonda, e shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 225 km/h.

Me vetëm një mbushje të baterisë, shoferi mund t’i përshkojë 510 kilometra, e nga BMW kanë premtuar se kjo rreze do të mund të zgjerohet në të ardhmen – duke e pajisur me baterie më të madhe. /Telegrafi/