Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) është vlerësuar nga European Western Balkans për përkushtimin e tij të vazhdueshëm, për të ardhmen evropiane të rajonit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe lidhjen mes ekonomive të rajonit, përmes realizimit të Roamingu-ut falas në Ballkanin Perëndimor, si dhe për punën e bërë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit European Western Balkans që zgjodhët të nderoni RCC me këtë çmim. Jam e kënaqur dhe e emocionuar sepse nuk ndodh çdo ditë që puna, mundi dhe përkushtimi të njihet e vlerësohet kështu. Ne jemi me të vërtetë ballkano-perëndimorë evropianë, një organizatë rajonale që ndihet krenare për arritjen e rezultateve të prekshme për qytetarët tanë. RCC punon në fushën e politikave – çka nuk shihet e nuk perceptohet dot lehtë nga publiku i gjerë. Por, gjithçka që bëjmë ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre një hap më pranë njëri-tjetrit dhe me Evropën. Ndaj krenohemi që kemi një rol të rëndësishëm në mundësimin e Roaming-ut falas në Ballkanin Perëndimor, ndërsa po punojmë edhe për uljen e kostove të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe rajonit tonë. Dhe kjo nuk është pika e vetme në axhendën tonë. Është edhe njohja reciproke e kualifikimeve profesionale dhe akademike në të gjithë rajonin, udhëtimi i lirë për qytetarët brenda Ballkanit Perëndimor vetëm me karta identiteti, janë nismat për mjedisin që kanë krijuar axhendën tonë të gjelbër rajonale, dixhitalizimi i vazhdueshëm, fuqizimi i grave dhe të rinjve për të ndaluar ikjen e trurit jashtë rajonit, etj. Të gjitha këto bëhen në një qasje rajonale, për një rajon më të mire”, tha Majlinda Bregu sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Çdo vit, European Western Balkans (EWB) vlerëson individë dhe organizata për kontributin e tyre në integrimin evropian të rajonit. Çmimi u krijua në vitin 2019, me rastin e pesëvjetorit të portalit. Marrësi i parë i çmimit ishte ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, ndërsa për vitin 2020, deputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon.
Nemanja Todoroviq Shtiplija, kryeredaktor i European Western Balkans tha: “Kjo është hera e parë që çmimi vjetor i EWB i jepet një organizate, përkatësisht Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Ne besojmë se përpjekjet kolektive që RCC ka bërë për evropianizimin dhe integrimin ekonomik të rajonit që nga krijimi i tij në 2008, kanë formësuar në mënyrë të pakthyeshme Ballkanin Perëndimor për mirë. Një nga pikat kryesore të këtij viti ka qenë prezantimi i Roam-Free-Western-Balkans. Së bashku me iniciativat që RCC ka iniciuar gjatë pandemisë COVID-19 dhe punën në drejtim të Tregut të Përbashkët Rajonal, këto aktivitete tregojnë se sa i domosdoshëm është bërë roli i tyre në rajon. Shpresojmë që ky çmim të jetë një kontribut i vogël në motivimin e tyre për të vazhduar punën e tyre të rëndësishme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rast i pazakontë i lajmërimit të rremë në Fushë Kosovë, denoncoi 17 herë një person në Polici për kinse vepra penale
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, por me temperatura të larta
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë