Eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe avancimi drejt integrimit në Bashkimin Evropian janë procese reciproke dhe bëjnë thirrje për një proces të përshpejtuar integrues.
Në një raport mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët u kërkuan qeverive në rajon të rrisin ndjeshëm përpjekjet e tyre për të ecur përpara me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja duhet, sipas eurodeputetëve, të mbështesë këto përpjekje përmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik.
Raporti, i miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të martën me 60 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenime, thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor tranzit për migrantët dhe refugjatët, dhe si vend për pastrim parash dhe trafikim të armëve të zjarrit, transmeton Telegrafi.
Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të prekshme, thotë raporti, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina.
Me keqardhje për mungesën e vullnetit të vërtetë politik nga ana e elitave politike lokale për të luftuar krimin e organizuar, eurodeputetët duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të adresojnë plotësisht mangësitë e sistemeve të tyre përkatëse të drejtësisë penale, duke përfshirë kohëzgjatjen e procedurave ligjore.
Tepër të vetëdijshëm për raportet dhe akuzat për lidhjet midis figurave të nivelit të lartë politik dhe grupeve të krimit të organizuar, eurodeputetët nënvizojnë nevojën për të çrrënjosur lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes masave mbrojtëse të qarta kundër korrupsionit dhe ndjekjes efektive të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë.
Lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, politikës dhe bizneseve ekzistonin para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga fundi i konflikteve të viteve 1990, dhe eurodeputetët dënojnë mungesën e dukshme të vullnetit të autoriteteve përgjegjëse në rajon për të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë dhe që dosjet t’u kthehen qeverive nëse ato duan.
Eurodeputetët nënvizojnë gjithashtu se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të ndajnë inteligjencën me shtetet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar si dhe me organizata të tilla si NATO, Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsioni (GRECO), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC).
Raporti mirëpret përfundimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Eurojust-it dhe qeverive të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe autorizimin për hapjen e negociatave me Bosnje-Hercegovinën. Eurodeputetët i kërkojnë Këshillit që të autorizojë sa më parë hapjen e negociatave për një marrëveshje të ngjashme me Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
“Dera sekrete” brenda zyrës ovale që është vërejtur nga gazetarët derisa Trump dhe May pozonin, ka nxitur debate në rrjetet sociale (Foto)
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar