LAJMI I FUNDIT:

“Përse nuk u fejuam edhe ne”, Fifi vazhdon ta ngacmojë Granitin përkundër që tha se e shikon vetëm si shoqe

“Përse nuk u fejuam edhe ne”, Fifi vazhdon ta ngacmojë Granitin përkundër që tha se e shikon vetëm si shoqe

Ata janë një dyshe shumë e komentuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP dhe jo më kot.

Bëhet fjalë për këngëtaren Filloreta Raçi – Fifi dhe ish-futbollistin Granit Cana, pasi të njëjtit që nga fillimi kanë bërë të aludojnë për një raport më shumë se shoqëror.


Megjithatë, tashmë ka qenë Cana ai i cili e ka hedhur poshtë këtë aludim të artistes duke thënë se nuk mund të jenë më shumë se shokë.

Dhe mbrëmë derisa po qëndronin në oborr të shtëpisë duke biseduar me njëri-tjetrin, Fifi e ka ngacmuar sërish Granitin.

“Përse nuk u fejuam edhe ne Granit”, ka qenë pyetja e 27-vjeçares drejtuar ish-futbollistit derisa ai nuk hezitoi t’i përgjigjej: “Ne jemi shokë zemër”.

Atmosferë e zjarrtë në shtëpinë e Big Brother - ‘martohen’ Beniada Nishani dhe Ardit Çuni derisa nuk mungon edhe një puthje mes çiftit
Lexo po ashtu Atmosferë e zjarrtë në shtëpinë e Big Brother - ‘martohen’ Beniada Nishani dhe Ardit Çuni derisa nuk mungon edhe një puthje mes çiftit

Në një tjetër bisedë të bërë me Sabianin, këngëtarja nga Ferizaj theksoi se pas gjithë asaj që ndodhi ka vetëm një pëlqim për Granitin, por nuk ka ndjenja.

Fifi javën e kaluar bëri bujë të madhe në faqet rozë meqë kërkoi të largohej nga BBV e të shkonte te një psikolog.

Sido që të jetë, banorët po e shijojnë në masë të madhe qëndrimin brenda shtëpisë dhe njëkohësisht mes tyre nuk mungojnë as lojërat e ngacmimet.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori