LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore, SBASHK-u: Po shtohen pakënaqësitë, Qeveria të veprojë

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore, SBASHK-u: Po shtohen pakënaqësitë, Qeveria të veprojë

Sindikata e Bashkuare e Arsimit, Shkencës ka thënë sot se ngritja e çmimeve po shton pakënaqësitë dhe ka kërkuar nga Qeveria të veprojë, ndërkohë që ka rikujtuar që rritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018.

SBASHK-u thekson se ngritjen e çmimeve e kanë përjetuar në buxhetin tyre familjar punëtorët e arsimit dhe të punësuarit tjerë, por me keq se këta këtë të vërtetë e kanë përjetuar ata me ndihmë sociale apo edhe të papunët, që në Kosovë nuk janë të pakët.

Lexoni të plotë reagimin e SBASHK-ut:


Anëtarësia e SBASHK-ut kujton Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit.

Agjencia e Statistikave e ka zyrtarizuar faktin se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe gjërave tjera elementare. Këtë të vërtetë e kanë ditur dhe e kanë përjetuar në buxhetin e tyre familjar punëtorët e arsimit dhe të punësuarit tjerë, por me keq se këta këtë të vërtetë e kanë përjetuar ata me ndihmë sociale apo edhe të papunët, që në Kosovë nuk janë të pakët.

Duke parë se trendi i ngritjes së çmimeve ka gjasat të vazhdojë dhe do të nxisë ngritjen e çmimeve edhe të produkteve tjera dhe të shërbimeve, sa vijnë e shtohen edhe pakënaqësitë e anëtarësisë së SBASHK-ut, të cilët u kanë dhënë forcë kërkesave që të shtohen angazhimet dhe nga Qeveria të kërkohet që t’u dal përballë këtyre shqetësimeve duke marrë veprime konkrete.

Anëtarësia e SBASHK-ut kujton Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit.

Në kohën kur ngritja e çmimeve të artikujve elementarë ka ndodhur dhe pritet që kjo të nxis edhe ngritje të çmimeve të produkteve tjera, Qeveria, pasi nuk mundet me akte ligjore të ndërpres këtë trend, ose duhet të bëj ngritje pagash për ta ruajtur mundësinë aktuale blerëse e për të mos e cenuar dukshëm shportën familjare të artikujve elementarë, ose të bëj angazhime konkrete në bashkëbisedë me sindikatat për të hequr gabimet e thëna nga Kushtetuesja për Ligjin e pagave dhe të nis implementimi i tij.

Nëse nuk ndodh as njëra nga këto, atëherë pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë edhe kërkesa për veprime konkrete sindikale, kërkesa këto që udhëheqësit dhe organet e SBASHK do t’i respektojnë. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori