Gjashtë vajza nga Amerika për herë të parë kanë ardhur në Kosovë.
Për tre javë ato do të qëndrojnë në Kosovë, derisa pjesën më të madhe të kohës do të jenë të përqendruara në Junik me misionin e tyre për vullnetarizëm.
Ato në mëngjes kishin marrë përshtypjet e para nga një shkollë në Junik.
“Juniku është vend i bukur. Nuk kemi menduar se do të na del kështu. Na kanë pritur shumë bukur. Ka disa ditë që kemi ardhur dhe kemi kaluar shumë mirë. Edhe mënyra e procesit mësimorë më ka pëlqyer mjaft shumë”, shprehet për RTV Dukagjinin nxënësja Jordan Allen.
“Nxënësit këtu janë shumë të mirë dhe të shoqërueshëm. Pothuajse të gjithë e dinë gjuhën angleze. Na kanë premtuar se do të jenë pranë nesh gjatë këtij qëndrimi. Mendoj që këta nxënës kur të rriten do të jenë njerëz të jashtëzakonshëm”, deklaroi amerikania tjetër Camden Clark, përcjell Telegrafi.
Edhe objekti shkollor në Junik atyre iu pëlqeu mjaft shumë.
“Shkolla është shumë e bukur Brenda. Studentët janë të shoqërueshëm. Ishte kënaqësi të bisedoj me nxënësit”, deklaroi Madison Byseyo.
Drejtori i Shkollës thotë se edhe në të kaluarën kanë pritur vizita nga Amerika.
Vajzat pas shkollës vizituan disa nga kullat karakteristike.
“Kjo pjesë tradicionale është jashtëzakonisht e bukur. Për mua ishte kënaqësi të qëndroj këtu”, shprehet Gina Dickinson.
Safete Gacaferi, drejtuese e shoqatës “Jeta” ka marrë përsipër strehimin e amerikaneve duke lëshuar shtëpinë e saj për qëndrimin e vajzave.
“Vajzat kanë ardhur në mënyrë vullnetare dhe kanë kërkuar strehim në ndonjë familje. Ne fatbardhësisht kemi pasur një shtëpi të lirë në Junik, derisa vet me banim kemi qenë në Deçan dhe ua kemi lëshuar vajzave shtëpinë për kohën që qëndrojnë këtu…Misioni i tyre ishte të bëjnë punë vullnetare, varësisht çfarë ne kemi nevojë”, tregon Safete Gacaferi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?