LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Rivotim edhe në një vendvotim në Shuto Orizare

Maqedoni: Rivotim edhe në një vendvotim në Shuto Orizare

Gjykata Administrative i anuloi rezultatet nga votimi i realizuar në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për listat e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit dhe për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Komunës Shuto Orizarë. Gjykata vendosi pas padisë së Lëvizjes “Të vendosur për ndryshime” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ankesa e Lëvizjes “Të vendosur për ndryshime”, e udhëhequr nga PLD dhe RDM, ishte dorëzuar në KSHZ për procedurën për votim, grumbullim dhe vërtetim të rezultateve nga votimi në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë.

Për atë nëse do të rivotohet në këtë vendvotim, nga KSHZ njoftojnë se duhet ta shqyrtojnë vendimin nga Gjykata Administrative dhe të bëhet vlerësim nëse votimi eventual do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.


Paraprakisht dje, Gjykata Administrative e pranoi ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për rezultatet nga votimi për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin numër 0543, dhe aty do të bëhet rivotimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori