LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet: Momenti kur një burrë me ‘hanxhar’ në duar dhe duke bërtitur ndjek njerëzit në një rrugë të qetë në Angli

Publikohen pamjet: Momenti kur një burrë me ‘hanxhar’ në duar dhe duke bërtitur ndjek njerëzit në një rrugë të qetë në Angli

Janë shfaqur pamjet e një burri me atë që duket të jetë një hanxhar duke ndjekur një grup të rinjsh përgjatë një rruge të qetë banimi.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, gjashtë meshkuj u panë duke vrapuar përpara burrit në rrugën Cherrywood, pranë dy shkollave në një periferi lindore të Birmingham, rreth orës 3 pasdite të shtunën.


Dhe në një klip të filmuar nga një kalimtar, burri mund të dëgjohej duke ulëritur teksa tundte armën.

Disa nga ata që vrapuan përpara gjithashtu dukej se mbanin armë, megjithëse nuk ishte e qartë se kush ishte objektivi ose pjesë e të njëjtit grup si ai.

Policia u njoftua për ngjarjen, por në momentin kur mbërritën, të përfshirët ishin larguar.

Një zëdhënës i policisë së West Midlands tha: “Asnjë armë nuk u gjet ose nuk u raportuan lëndime. Pamjet e CCTV-së po shqyrtohen ndërsa hetimet tona vazhdojnë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori