LAJMI I FUNDIT:

KOK ka kërkuar nga AIBA të merren masa të menjëhershme ndaj organizatorit

KOK ka kërkuar nga AIBA të merren masa të menjëhershme ndaj organizatorit
(Foto: Facebook/KOK)

Komiteti Olimpik i Kosovës ka adresuar reagimin e radhës drejt AIBA-s, në lidhje me refuzimin e tretë që iu bë ekipit të boksit të Kosovës nga autoritetet serbe, të cilat nuk lejuan hyrjen e tyre në Serbi, përmes pikës kufitare në Merdarë.

Në letrën e presidentit Ismet Krasniqi dërguar presidentit të AIBA-s, Umar Kremlyov, thuhet se fituesja e vetme e kësaj situate është Qeveria e Serbisë, e cila ndërhyri në çështjet sportive, duke ua mohuar boksierëve të Kosovës të drejtën e garimit me boksierët tjerë.


KOK ka kërkuar që kjo çështje të mos kalojë në heshtje, por të merren masa ndaj organizatorit, derisa janë përmendur edhe dëmet që I shkaktohen boksit të Kosovës me veprimin e sotëm të Serbisë.

Gjatë dy ditëve të fundit, KOK dhe AIBA kanë shkëmbyer mori letrash, për të zgjedhur çështjen.

KOK ka reaguar edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, nga të cilët po ashtu pret të merren masa.

Më poshtë mund të gjeni reagimin e plotë të presidentit Krasniqi, të dërguar AIBA-s, menjëherë pas refuzimit të tretë të bërë boksit. Botërori i boksit ka nisur sonte (e diel) në Beograd.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori