LAJMI I FUNDIT:

Xhirimet vdekjeprurëse – reagon zemërthyer motra e vogël e kinematografes Halyna Hutchins

Xhirimet vdekjeprurëse – reagon zemërthyer motra e vogël e kinematografes Halyna Hutchins
Halyna Hutchins (Foto: Getty Images)

Motra e kinematografes 42-vjeçare, Halyna Hutchins, e cila u qëllua për vdekje në xhirimet e filmit të Alec Baldwin, “Rust”, ka folur për herë të parë.

“Nuk mund ta kuptoj vdekjen e saj. E doja shumë; isha shumë krenare për të dhe ajo ishte modeli im. Ne ishim gjithmonë të afërta dhe ishim në kontakt, pavarësisht distancës”, tha motra më e vogël e Hutchins, Svetlana Androsovych, e cila jeton dhe vepron në Indonezi.

Halyna ka lindur në Ukrainë dhe prindërit e saj ende banojnë në Kyiv.


Halyna Hutchins (Foto: Getty Images)

“Kjo humbje është një pikëllim i madh për familjen tonë, dhe unë shoh se sa e vështirë është për prindërit tanë. Shpresoj se koha do të lehtësojë dhimbjen tonë”, tha Androsovych.

“Vendosmëria e saj u admirua nga shumë njerëz. Martesa dhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin është një shembull për t’u ndjekur – pa grindje apo skandale. Ishte dashuri e vërtetë, djali i tyre i bukur, është dëshmi e kësaj, një djalë i shkëlqyeshëm”.

Reagon për herë të parë regjisori Joel Souza që mbeti i plagosur nga rasti tragjik i Alec Baldwin
Lexo po ashtu Reagon për herë të parë regjisori Joel Souza që mbeti i plagosur nga rasti tragjik i Alec Baldwin

Drejtoresha e fotografisë ka lënë pas burrin, e diplomuar në Shkollën Juridike të Harvardit dhe djalin e tyre nëntë vjeçar, Andros.

Halyna Hutchins (Foto: YouTube)

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë xhirimeve të një skene të filmit “Rust” në Bonanza Creek Ranch jashtë Santa Fe, New Meksiko.

I plagosur aksidentalisht mbeti edhe regjisori Joel Souza, i cili bëri një reagim ditën e sotme duke thënë se ndihet shumë keq për atë që ndodhi.

Halyna Hutchins (Foto: Getty Images)

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Hutchins dhe shtoi se bashkë-ndjen me ta në këto momente të vështira. /Telegrafi/