LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner plot stil dhe elegancë në mbështetjen e të dashurit të saj Devin Booker gjatë ndeshjes së basketbollit

Kendall Jenner plot stil dhe elegancë në mbështetjen e të dashurit të saj Devin Booker gjatë ndeshjes së basketbollit

Ata janë në një lidhje dashurie për më shumë se një vit.

Dhe Kendall Jenner ishte një e dashura mbështetëse teksa u pa me të dashurin e saj yllin e basketbollit Devin Booker në Staples Center në Los Angeles të premten mbrëma.

Modelja 25-vjeçare e përqafoi dhe e puthi yllin sportiv teksa e uroi për mposhtjen e Los Angeles Lakers me 115 pikë ndaj 105 me skuadrën e tij Phoenix Suns, shkruan DailyMail.


Foto: Getty Images

Kendall dukej e veshur me një stil unik,, të gjitha të zeza. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” kishte veshur një xhaketë lëkure, të cilën e stiloi me një palë xhinse të errëta. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme me majë në ngjyrë të verdhë të çelur dhe një çantë po ashtu të zezë.

Foto: Backgrid

Kendall e ndoqi lojën së bashku me reperin Travis Bennett, modelen Hailey Bieber dhe bashkëshortin e saj, yllin e popit, Justin Bieber.

Foto: Getty Images

Modelja është në lidhje me Devin për më shumë se një vit dhe duke qenë se ai ka kaluar një kohë të gjatë në Los Angeles si gjatë sezonit të NBA ashtu edhe pas vitit të kaluar, ai ka kaluar kohë me klanin Kardashian në disa raste.

Foto: Getty Images

Dyshja e njohur e kishin mbajtur romancën e tyre relativisht private, por në shkurt ata i bënë deikim njëri-tjetrit në ditën e Shën Valentinit dhe në qershor ata festuan një vjetorin e lidhjes. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori