Veturat klasike tërheqin gjithmonë vëmendjen, pavarësisht nëse janë në gjendje origjinale ose të modifikuara dhe në mesin e tyre sigurisht që është një Audi 80 nga Britania e Madhe.
Në një farë mënyre, Audi 80 është ende i gjallë pasi A4 modern vazhdon të përdorë nomenklaturën e brendshme të filluar nga modeli i parë 80 (B1), kështu që modeli më i fundit kompakt nga kompania gjermane është i koduar B9. Gjenerata B2 debutoi në shtator të vitit 1978 dhe më vonë u bë një nga modelet më të shitura të Audi në histori. Gjatë periudhës tetëvjeçare, u shitën më shumë se 1.68 milionë kopje.
Edhe motorët më të fuqishëm të ofruar nga Audi 80 (B2) nuk ishin aspak afër atij që tani konsiderohet një motor i fuqishëm. Me lëvizjen e të gjitha rrotave, Quattro, modeli është megjithatë një platformë solide për modifikime të rëndësishme dhe përmirësime ekstreme. Një model vërtet i veçantë i Audi 80 ndodhet në Britani.
Sedani “modest” u prodhua në vitin 1983 dhe tani është ri-regjistruar në mënyrë që të mund të vozitet në Britaninë e Madhe vitin e ardhshëm. Ai u largua nga fabrika me një motor 2.2-litërsh me pesë cilindra me aspirim natyral që zhvillonte 136 kuaj/fuqi dhe kishte lëvizje me të gjitha rrotat. Megjithatë, që kur doli nga punëtoria e Paul’s Classic Car Restaurations, kjo makinë ka dhënë deri në 610 kuaj/fuqi.
Falë modifikimeve, ky është një nga shembujt më të fuqishëm të gjeneratës B2.
Pronari pretendon se vetura ka të njëjtin raport peshë-fuqi si Pagani Zonda, që është një arritje mbresëlënëse. Përveç kësaj, sedani ka edhe disa karakteristika që konsiderohen të avancuara për një makinë që është pothuajse 40 vjeç, dhe ato përfshijnë xhamat elektrike, rregullimin elektrik të sediljeve të përparme dhe të ngjashme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë
Tesla vjen me një ngjyrë të re të rrallë për automjetet e saj Model S dhe Model X
Nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2 sekonda: Tesla Model S Plaid thyen rekorde
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Arrin në Amerikë Volvo P1800 Cyan, vetura që kushton 700 mijë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi