Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka konsideruar “Open Balkan” si një nismë të gabuar, pasi të drejtat themelore të shqiptarëve në Serbi janë shkelur. Ai theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq luan me dy standarde, sepse kërkon të realizojë Serbinë e Madhe.
Në fjalën e tij për gazetarët, Kamberi kërkoi që Kosova dhe Shqipëria, duhet të hartojnë një program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës në momentet e saj më të vështira të përballjes me regjimin autoritar të Aleksandar Vuçiq.
“Ishte kënaqësi të pranoj ftesën në aktivitetin e sotëm ku marrin pjesë personalitete të shumta nga të gjitha hapësirat shqiptare, ku dhe Lugina e Preshevës është e përfaqësuar në kuadër të projekteve kombëtare.
Insistimi jonë i vazhdueshëm është që Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar edhe në agjendën e organizimeve të tilla joformale, por edhe të organizimeve të tjera shtetërore, duke pasur parasysh faktin se ajo përballet me një diskriminim të vazhdueshëm nga shteti serb dhe për këtë arsye është e domosdoshme, bashkëpunimi me dy shtetet amë, me Kosovën dhe Shqipërinë dhe me institucionet e këtyre vende me qëllimin që të hartohet një program i veçantë në mënyrë që të ndihmohet Lugina e Preshevës në momentet më të vështira të saj në përballjen me regjimin autoritar të Aleksandër Vuçiq”, tha ai, raporton TCh.
Kamberi deklaroi se Lugina e Preshevës është në një proces politik me Beogradin zyrtar që nga viti 2001, të cilin e kanë detyruar të nënshkruajë me shqiptarët tre marrëveshje, por sipas tij, problemi qëndron se Beogradi në asnjë rast nuk ka dëshmuar vullnet politik për t’i zbatuar ato. Ai theksoi se mosrespektimi i këtyre marrëveshjeve sjell një dispozitë diskriminuese për shqiptarët atje.
“Fillimisht duhet të them se ne jemi në një proces politik me Beogradin zyrtar prej vitit 2001, prej përfundimit të konfliktit të armatosur dhe në këtë hark kohorë ne kemi arritur që të detyrojmë Beogradin të nënshkruajë me shqiptarët tre marrëveshje, por problemi është se Beogradi në asnjë rast nuk ka dëshmuar vullnet politik për t’i zbatuar ato.
Kjo gjë sjell një dispozitë diskriminuese për shqiptarët atje. Qoftë në planin politik, ku mund të përmend mosnjohja e diplomave të të rinjve shqiptarë që mbarojnë shkollat e larta në universitetet e Kosovës në tërësi dhe është gjenerata e 13-të të cilët kanë përfunduar studimet dhe nuk u njihen diplomat. Çështja e mos integrimit e shqiptarëve në organet shtetërore, përdorimit zyrtar të gjuhës, integrimit tonë në sistemin gjyqësor, polici dhe gjithë institucioneve të tjera që veprojnë në nivel lokal”, tha deputeti shqiptar.
Kamberi mendon se mosnjohja e kufijve të shtetit të Kosovës nga Serbia, pengon integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Ai thekson se Serbia është i vetmi shtet në rajon që largohet nga koncepti i sigurisë kolektive, pra të integrimit euro-atlantik.
Ai tha se Serbia po luan rolin e destabilizuesit në Ballkanin Perëndimor, duke kërcënuar kështu paqen në këtë rajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025