Raportimet e kohëve të fundit të vajzave që kanë treguar për “shpime” me injeksion gjatë daljes së tyre në zona për argëtim, kanë shkaktuar shqetësim tek studentët dhe politikanët.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, disa forca policore në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar hetimet për rastet e mundshme.
Ekspertët thonë se nuk ka gjasa të ndodh në një shkallë të gjerë, dhe se vendosja e substancave në pije është një çështje më urgjente.
Mirëpo, sa janë gjasat të injektohet dikush me drogë pa dijeninë e tij?
Prof Adam Winstock nga Global Drugs Survey thotë se do të ishte e vështirë të injektosh dikë me drogë në ndonjë dalje natën.
“Gjilpërat duhet të futen me një nivel kujdesi – dhe kjo është kur pacienti është ulur para jush me lëkurë dhe pa rroba”, thotë ai për Newsbeat.
“Ideja që këto gjëra mund të jepen rastësisht përmes rrobave në një klub nuk është aq e mundshme”, ka deklaruar ai.
Winstock, i cili është një konsulent psikiatër i trajnuar, thotë se gjithashtu do të ishte e “vështirë” të mbash një gjilpërë në lëkurën e dikujt aq gjatë sa të futet e gjithë substanca.
“Normalisht do të duhej të injektohen disa mililitra, që është gjysmë luge çaji plot me drogë – te dikush. Kjo dhemb dhe njerëzit e vënë re”, potencon eksperti.
Ai thotë se alkooli është më shumë “droga më e përdorur në pije”, kur njerëzit vendosin alkool shtesë – ose më të fortë – në pijen e dikujt.
Por disa profesionistë mjekësorë thonë se mund të jetë e mundur t’i injektohet dikujt drogë pa e vënë re.
Disa gjilpëra janë aq të holla sa që “mezi mund t’i jeni (ato) duke penetruar brenda”, thotë Shirin Lakhani, një mjeke kozmetike e specializuar për shëndetin e grave.
“(Dhe) nëse dikush ka pirë diçka apo më shumë, ai mund të jetë më pak i prirur të ndjejë gërvishtjen e një gjilpëre”, thotë ajo.
Lakhani e cila ka punuar më parë si mjeke e përgjithshme dhe anesteziste – thekson se njerëzit pa ekspertizë mjekësore mund të mësojnë të injektojnë, për shembull, diabetikët injektojnë insulinën e tyre.
“Nëse dikush ka qasje në gjilpëra dhe shiringa dhe mund të futet në një klub, unë nuk e kuptoj pse ata nuk do të jenë në gjendje të ndikojnë ose dëmtojnë dikë në atë mënyrë”, shton Dr Veena Babu, një mjeke e përgjithshme në Londër.
Babu thotë se e kupton se opinioni mund të jetë i ndarë për sa i përket mundësisë, por “nëse ka gra që raportojnë se kjo ka ndodhur, ose kanë ndier trullosje dhe janë rrëzuar dhe kanë vënë re shenja mavijosjeje, ne duhet të respektojmë atë që ata thonë”.
Ajo shton se injeksionet nën lëkurë në kofshë ose në pjesën e sipërme të krahut mund të jenë më të vështira për t’u ndjerë dhe efektet marrin kohë derisa të shfaqen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës