Aktori i njohur amerikan, Alec Baldwin, po përballet me kritika për një postim në Twitter të vitit 2017 në të cilin ai pyet “si duhet të ndihesh të vrasësh dikë gabimisht”.
Të enjten, Baldwin, 63 vjeç, ishte në qendër të një tragjedie që u shpalos në xhirimet e filmit “Rust”.
Autoritetet thanë se Baldwin gjuajti me armë zjarri në një shesh-xhirim që vrau kinematografen, Halyna Hutchins, teksa u plagos edhe regjisori i filmit, Joel Souza.
Përdoruesit e Twitter tani janë rikthyer për të kujtuar një postim të kaluar të Baldwin në mediat sociale që ai postoi më 22 shtator 2017, shkruan Fox News.

“Pyes veten se si duhet të ndihesh të vrasësh dikë padrejtësisht…”, kishte shkruar aktori në Twitter, që përfshinte gjithashtu një lidhje me një artikull të Los Angeles Times për një oficer policie të Huntington Beach, i cili u kap në video duke luftuar me një të dyshuar në një parking të një dyqani përpara se të qëllonte disa herë burrin, që e la të vrarë atë.
https://twitter.com/AlecBaldwln____/status/911425278123048960
Shumë përdorues të Twitter reaguan në forma të ndryshme: “Përgjithësisht nuk ia drejtoni armën askujt që nuk dëshironi të vdisni. Sa keq që nuk e mësuat kurrë këtë”, ka reaguar një tjetër person.
“Pyes veten se si duhet të ndihesh të jesh i dyshuar për një vrasje?” pyeti një tjetër.

Ndërkohë, zyra e Sherifit u përgjigjë rreth orës 14:00 në xhirimin e filmit në Bonanza Creek Ranch pasi telefonatat përshkruanin një person që ishte qëlluar në xhirime, tha Rios, zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Qarkut të Sante Fe.
Ferma është përdorur në dhjetëra filma, duke përfshirë të fundit të Tom Hanks “News of the World”.
“Ky hetim mbetet i hapur dhe aktiv. Asnjë akuzë nuk është ngritur në lidhje me këtë incident. Dëshmitarët vazhdojnë të intervistohen nga detektivët ”, tha Rios në një deklaratë.

Hutchins, 42 vjeç, u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico, ku ajo u shpall e vdekur nga personeli mjekësor. Souza, 48 vjeç, u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale të Christus St. Vincent. Sipas aktores Frances Fisher, Souza i tha se ishte liruar nga spitali.
Hutchins, e diplomuar në vitin 2015 në Institutin Amerikan të Filmit, punoi si drejtor fotografie në filmin aksion të vitit 2020 “Archenemy”, me Joe Manganiello. Ajo u emërua një “yll në rritje” nga American Cinematographer në 2019.
Xhirimet e filmit “Rust” u ndërprenë. Filmi flet për një djalë 13-vjeçar, i cili është lënë të kujdeset për veten dhe vëllanë e tij më të vogël pas vdekjes së prindërve të tyre në Kansas të viteve 1880, sipas faqes së internetit të Databazës së Filmit në Internet. Adoleshenti shkon në arrati me gjyshin e tij (të luajtur nga Baldwin) pasi djali dënohet me varje për vrasjen aksidentale të një fermeri vendas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë