LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria merr në pyetje djalin e presidentit malazez Gjukanoviq

Prokuroria merr në pyetje djalin e presidentit malazez Gjukanoviq

Prokuroria e Posaçme në Mal të Zi të premten (22 tetor) e ka marrë në pyetje Blazho Gjukanoviqin, djalin e presidentit Millo Gjukanoviq, kanë konfirmuar burime jozyrtare për REL.

Rasti ka të bëjë me publikimin e dokumenteve Letrat e Pandorës, një rrjedhje masive dokumentesh që zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë.

Qendra hulumtuese malazeze Mans, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.


Kryeprokurori, Milivoje Katniq tha në një konferencë për shtyp më 21 tetor se do të kërkonte një deklaratë me shkrim nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq në lidhje me rastin Pandora dhe se djali i tij Blazho Gjukanoviq do të thirret dhe do të merret në pyetje.

“Deklarata me shkrim është e mundur, u ofrohet si mundësi zyrtarëve të lartë, jo për t’u privilegjuar apo ndarë nga të tjerët, por për të shmangur procedurën e kontrollit të ambienteve”, tha Katniq.

Presidenti Gjukanoviq më herët ka konfirmuar se e ka themeluar kompaninë “Victoria Trust” në një kohë kur nuk ka qenë zyrtar, por se nuk ka pasur transaksione biznesi apo llogari bankare të hapura dhe se së pastaj pronësinë e asaj kompanie ia ka kaluar djalit të tij.

Me rastin e këtij rasti, më 14 tetor është marrë në pyetje drejtoresha ekzekutive e MANS, Vanja Çaloviq.

Kabineti i Gjukanoviqit më herët ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”.

Në reagim thuhej se Gjukanoviq ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës Mans janë të pavërteta.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori