LAJMI I FUNDIT:

Lajçak pas takimit për targat në Bruksel: Brenda 6 muajve do të paraqiten gjetjet konkrete

Lajçak pas takimit për targat në Bruksel: Brenda 6 muajve do të paraqiten gjetjet konkrete

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

Ai ka thënë se grupi i kryesuar nga këshilltarët e tij do të takohen rregullisht e për çka beson që brenda 6 muajve do t’i paraqesin gjetjet konkrete.


“Këtë mëngjes në Bruksel, mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, ka shkruar Lajçak.

Krejt kjo erdhi pasi Kosova kishte vendosur masën e reciprociteti për targat e automjeteve nga Serbia për çka nxiti reagimin e kësaj të fundit.

Pas 13 ditësh bllokadë të pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak në Bruksel u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e barrikadave dhe Policisë së Kosovës, kjo kërkesë që ishte pika e parë e marrëveshjes. Pikë e dytë e marrëveshjes ishte vendosja e stikerseve në veturave e cila filloi të zbatohet me 4 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori