LAJMI I FUNDIT:

Një grua në krye të Bundestagut, Barbel Bas do të jetë kryeparlamentare

Një grua në krye të Bundestagut, Barbel Bas do të jetë kryeparlamentare

Partia Socialdemokrate Gjermane (SPD) dëshiron që Barbel Bas të jetë presidente e Dhomës së Poshtme të Bundestagut, në mënyrë që funksionet më të larta të mos kryhen vetëm nga burrat.

Bas, e cila ka qenë nënkryetare e grupit parlamentar të SPD-së që nga viti 2019, do të ishte gruaja e tretë që kryen funksionin e presidentit të Bundestagut dhe Bordi Ekzekutiv i grupit parlamentar të SPD-së që mbështeti njëzëri këtë propozim.

Kreu i SPD, Olaf Scholz, është pasardhësi më i mundshëm i Angela Merkelit si kancelar, në qeverinë e re që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, ndërsa presidenti federal Frank-Walter Steinmeier ka konfirmuar synimin për të shërbyer edhe një mandat si president federal, raporton politico.


Socialdemokratët do të mbanin të tre postet më të larta shtetërore nëse Steinmeier, Scholz dhe Bas do të konfirmonin mandatet e tyre. Propozimi për të emëruar Basin si presidente të Bundestagut, i cili pritet të miratohet zyrtarisht nga grupi parlamentar i SPD-së, përmirëson shanset e Steinmeier për të qëndruar në postin e presidentit federal.

Sidoqoftë, nëse presidenca e Bundestagut i besohet një burri, kjo do të forconte argumentin për presidenten e parë federal të vendit.

Edhe pse Gjermania është udhëhequr nga një kancelare grua në 16 vitet e fundit, ato përbëjnë vetëm 34.7 për qind në Bundestagun e ri, që është rreth 4 për qind më shumë se parlamenti i mëparshëm gjerman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori