LAJMI I FUNDIT:

Në Dibër po qetësohet situata me coronavirus, asnjë të hospitalizuar në qendrën kovide

Në Dibër po qetësohet situata me coronavirus, asnjë të hospitalizuar në qendrën kovide

Në Dibër po qetësohet situata me virusin Kovid-19. Pas një kohë të gjatë, sot në Kovid qendrën në Dibër nuk ka asnjë të hospitalizuar. Këtë për gazetën “Koha” e deklaroi drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Dibër, Baki Alili. Ai sqaron se në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë të rrallë janë pacientët pozitiv në Kovid-19. Po sipas tij edhe dy pacientët që janë identifikuar dje me Kovid 19, janë me simptoma të lehta andaj shërimi i tyre bëhet në kushte shtëpiake.

“Duke marrë parasysh faktin se tani më nuk kemi një kohë të theksuar pacientë të hospitalizuar në Kovid qendrën, ka filluar pastrimi i Kovid qendrës e cila ka shfrytëzuar hapësirat të repartit të sëmundjeve të brendshme të Spitalit të Dibrës”, thotë ai.


Nga ana tjetër, të theksojmë se në Spitalin Modular në Dibër ku realizohet vaksinimi i personave për mbrojtje kundër Koronavirusit ka një rënie të interesimit për vaksinim. Deri para dy javëve këtu mesatarisht vaksinoheshin dhe rivaksinoheshin rreth 200 persona në ditë, kurse ditëve të fundit vaksinohen dhe rivaksinohen afro 30 persona në ditë.

Në këtë Qendër të vaksinimit informojnë se ka doza të mjaftueshme të vaksinave Pfajzer, Astra Zeneka dhe Sinovak. Të dhënat e institucioneve shëndetësore thonë se në Dibër dhe Qendër Zhupë nga fillimi i pandemisë në dy komunat janë regjistruar 1451 raste pozitiv në Kovid -19. Spitalin modular ka doza të mjaftueshme të vaksinave për mbrojtjen kundër Kovid 19./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori