LAJMI I FUNDIT:

Së pari iku nga Koreja e Veriut dhe tani u arratisë nga një burg i Kinës – shpërblimi për këdo që ndihmon në kapjen e dezertorit është 23 mijë dollarë

Së pari iku nga Koreja e Veriut dhe tani u arratisë nga një burg i Kinës – shpërblimi për këdo që ndihmon në kapjen e dezertorit është 23 mijë dollarë

Autoritetet kineze kanë ofruar një shpërblim të barabartë me më shumë se 23 mijë dollarë për kapjen e një dezertori i Koresë së Veriut, i cili u arratisë nga burgu në qytetin verilindor të Jillin të hënën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, i burgosuri, i identifikuar si Zhu Xianjian, hyri ilegalisht në Kinë në vitin 2013. Tre vjet më vonë, ai u dënua me 11 vjet burg për kalim ilegal kufiri dhe për vjedhje, për t’u ndjekur më pas edhe me dëbim, sipas një vendimi të gjykatës.


Një njoftim shpërblimi i lëshuar nga burgu i Jilin, tha se Zhu u arratisë të hënën pasdites (kohë lokale) pasi u ngjit në një kasolle pranë një porte derisa të burgosurit po përfundonin punën në oborr.

Njoftimi ofron një shpërblim prej 15, 600 dollarësh për informacionin që ndihmon policinë ta kapë atë. Çmimi mund të rritet në 23,400 dollarë për të dhëna që çojnë drejtpërdrejt në arrestimin e tij – pothuajse pesë herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore të banorëve të qytetit Jilin dhe më shumë se nëntë herë të atyre në zonat rurale.

Arratisja dramatike e Zhu u kap në një video nga kamerat e sigurisë e postuar në mediet sociale kineze nga një numër i medieve shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori