LAJMI I FUNDIT:

Kirurgët amerikanë testuan me sukses transplantin e veshkës së derrit te trupi i njeriut

Kirurgët amerikanë testuan me sukses transplantin e veshkës së derrit te trupi i njeriut

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar te një njeri pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një progres potencialisht i madh që përfundimisht mund të ndihmojë në zbutjen e një mungese të madhe të organeve njerëzore për transplant.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, procedura e kryer në NYU Langone Health në qytetin e New York-ut përfshinte përdorimin e një derri gjenet e të cilit ishin ndryshuar në mënyrë që indet e tij të mos përmbanin më një molekulë të njohur që shkakton refuzimin pothuajse të menjëhershëm.

Marrësi ishte një pacient i vdekur me shenja të mosfunksionimit të veshkave, familja e të cilit u pajtua me eksperimentin para se ajo të hiqet nga aparaturat që e mbajnë në jetë, thanë studiuesit për Reuters.


Për tre ditë, veshka e re u ngjit në enët e saj të gjakut dhe u mbajt jashtë trupit të saj, duke iu dhënë studiuesve qasje në të.

Rezultatet e testit të funksionit të veshkës së transplantuar “dukeshin mjaft normale”, tha kirurgu i transplantit Robert Montgomery, i cili udhëhoqi studimin.

Veshka bëri “sasinë e urinës që do të prisnit” nga një veshkë e njeriut e transplantuar, tha ai dhe nuk kishte asnjë dëshmi të refuzimit të fuqishëm dhe të hershëm që është parë kur veshkat e derrave të pamodifikuara transplantohen në primatët jo-njerëzorë.

Niveli jonormal i kreatininës së marrësit – një tregues i funksionit të dobët i veshkave – u kthye në normalitet pas transplantit, tha Montgomery. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori