Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot kanë pranuar raportin për vendin i njohur si Raport i Progresit.
Kurti në një konferencë për media, ka thënë se raporti përfshinë periudhën një vjeçare, ndërkaq në gjashtë muajt që ai është në Qeveri ka pasur progres, transmeton Telegrafi.
“Sot kemi pranuar raportin për vendin, i njohur si Raporti i Progresit, ky është raporti i parë për neve si qeveri, i cili mat periudhën një vjeçare nga tetori i vitit 2020 deri në tetor 2021, duke qenë se është një raport vjetor, ai mat progresin e marrë së bashku në dy gjashtë mujorët, para qeverisjes sonë dhe gjatë qeverisjes sonë, e të cilat dallojnë si dita me natën. Unë dua të flas për pjesën e dytë të raportit pra për 6 muaj e qeverisjes sonë, që shënuan shumë progres”, ka thënë Kurti.
Kryeministri po ashtu ka deklaruar se në fundjavën që lamë pas janë mbajtur zgjedhjet lokale, të cilat siç tha ai, kanë qenë të organizuara mirë.
“Ne fundjavën që lamë pas ne mbajtëm zgjedhjet lokale, sikurse më 14 shkurt edhe më 17 tetor, Kosova dëshmoi organizim të mirë dhe garë demokratike. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurti, zgjodhëm kryetarin e Kuvendit dhe presidenten, që ishte koha më e shpejtë e formimit të qeverisë”, shtoi ai.
Kurti po ashtu tha se deri tani kanë marrë 320 vendime në mbledhjen e Qeverisë.
Duke folur për punën e Qeverisë Kurti 2, ai tha se kanë shkatërruar edhe disa banda kriminale, e po ashtu në shëndetësi kanë arritur të vaksinojnë një numër të madh të qytetarëve
“E kemi dëshmuar se jemi në rrugën e drejtë”, tha kryeministri Kurti.
Ndryshe, Komisioni Evropian të martën prezantoi Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.
Në paketën e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, ku përfshihet edhe Kosova është gjetur një përparim i kufizuar në shumicën e proceseve.
Sipas këtij raporti, vendi ynë sa i përket dialogut me Serbinë thuhet se, “Kosova në përgjithësi, ka vazhduar të jetë e përkushtuar në dialog”.
Por, sipas këtij raporti “qeveria e Kosovës duhet të respektojë angazhimet e saj të mëparshme dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të kaluara të dialogut”.
“Duke ecur përpara, Kosova gjithashtu duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm dhe të kontribuojnë në një mjedis të favorshëm për përfundimin e një marrëveshjeje të normalizimit ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, përfshirë në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare”, thuhet në këtë raport sa i përket dialogut me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite