LAJMI I FUNDIT:

Mauro Icardi kërcënon me largim nga PSG nëse Wanda Nara nuk kthehet tek ai

Mauro Icardi kërcënon me largim nga PSG nëse Wanda Nara nuk kthehet tek ai

Në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve, Mauro Icardi ka kërcënuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain nëse Wanda Nara nuk kthehet tek ai.

Argjentinasi dyshohet se ka pasur një lidhje me modelen dhe aktoren argjentinase China Suarez.


Si rezultat, prezantuesja dhe modelja argjentinase Wanda e hoqi Icardin nga lista e ndjekësve të saj dhe më pas bëri një postim thumbues: “Rrënoi një familje tjetër”.

Pochettino përfshihet në zënkën mes Icardit dhe Wandas, strategu i PSG-së i shqetësuar me situatën
Lexo po ashtu Pochettino përfshihet në zënkën mes Icardit dhe Wandas, strategu i PSG-së i shqetësuar me situatën

Lojtariu iu përgjigj raportimeve, duke ndarë një imazh të tyre së bashku, duke i uruar asaj ditën e nënës – e cila po festohej në Argjentinë të dielën.

Wanda u kundërpërgjigj, duke postuar një fotografi të dorës së saj të shoqëruar me një mesazh: “Ditë e mirë. Më pëlqen më mirë dora ime pa unazë”.

Epo, e fundit në sagën e Wandas dhe Icardit është se ish-lojtari i Interit ka kërcënuar të largohet nga PSG nëse ajo nuk kthehet tek ai.

Wanda Nara thuhet se nuk do ta falë Icardin pas përpjekjes për ribashkim: Preferoj dorën time pa unazë
Lexo po ashtu Wanda Nara thuhet se nuk do ta falë Icardin pas përpjekjes për ribashkim: Preferoj dorën time pa unazë

Mediat franceze RMC Sport thonë se ai është i përgatitur për t’u larguar nga Parisi nëse marrëdhënia e tij me Wandan nuk është rregulluar.

28-vjeçari u lejua të largohej nga stërvitja e PSG-së të dielën për arsye ‘familjare’.

Icardi dhe Wanda kanë dy vajza – Francesca dhe Isabella – dhe i kanë rritur së bashku me tre djemtë e Wandas (Valentino Gaston, Constantino dhe Benedicto) nga lidhja e saj e mëparshme me Maxi Lopez.

Icardi, transferimi i parë i Newcastle United?
Lexo po ashtu Icardi, transferimi i parë i Newcastle United?

Qëndrimi rreth një largimi të mundshëm të Icardit nga PSG, mund të hapë rrugën për një kalim në Newcastle United, të cilët thuhet se po e kërkojnë lojtarin.

Edhe pse ata përballen me konkurrencë të ashpër nga skuadrat si Tottenham dhe gjigantët e Serie A, Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori