Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës në Republikën e Shqipërisë tha se Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe po ashtu të pranojë të vërtetën për krimet e kryera në të kaluarën.
Gërvalla në Forumin e Politikës së Jashtme të organizuar nga Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, me temë “Politika e Jashtme e Kosovës”, tutje ka shpjeguar qëndrimet dhe parimet e palës kosovare në këtë dialog i cili ka thënë se duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë.
“Njëkohësisht dialogu duhet të trajtojë palët si të barabarta në tryezën e diskutimit. Zgjidhjet që ofrohen nga ky dialog duhet të jenë reale, të dobishme dhe të nevojshme për qytetarët tanë”, ka nënvizuar ajo.
Ministrja e Punëve të Jashtme më tej tha se Republika e Kosovës, falë ndihmës së aleatëve të saj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe vendeve të tjera, ka arritur të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shumë vende të botës.
Në këtë drejtim ka theksuar se është tepër e përkushtuar që të rrit numrin e njohjeve të reja, anëtarësimet në organizata e nisma të ndryshme ndërkombëtare. Por ka përmendur edhe përpjekjet për tërheqje të investitorëve të huaj të cilat do të shkonin në favor të hapjes së vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës.
Krahas çështjes së dialogut, Kosova si shtet i ri, ka thënë se ka një sërë detyrash me të cilat po merret për të përmbushur agjendën evropiane dhe për të forcuar subjektivitetin e vet ndërkombëtar.
Ajo ka shpjeguar se Qeveria e re e Kosovës krahas përkushtimit për forcim të shtetit ligjor, zhvillim ekonomik, barazi dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës, është shumë e fokusuar në forcim të subjektivitetit të vet ndërkombëtar përmes integrimit e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përmirësimit të shërbimit të jashtëm, strategjisë së lobimit për njohje të reja dhe promovimit diplomatik, kulturor dhe ekonomik.
“Politika jonë e jashtme bazohet në parimet e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke i kontribuuar paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Në këtë frymë Republika e Kosovës ka rifilluar edhe bisedimet me Serbinë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve dhe arritjen e njohjes reciproke”, ka thënë ajo.
Ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal. Në këtë pikë ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj arritjes së marrëveshjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili duke pasur BE-në përbrenda ofron një siguri dhe qëndrueshmëri më të madhe se sa çdo iniciativë tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gërvalla ka shtuar se Kosova është anëtare në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim. Gjithashtu ka përmendur faktin që Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE -në.
“Aspiratë kryesore krahas integrimit në BE, mbetet anëtarësimi në NATO”, ka thënë Gërvalla ndër të tjera, duke u ndalur edhe tek të drejtat e pakicave dhe standardet e larta që Kosova aplikon për trajtimin e tyre e që shihen si shembull pozitiv.
Më tej ministrja Gërvalla i është përgjigjur interesimit të lartë të pjesëmarrësve në forum lidhur me çështje të bashkëpunimit konkret Kosovë-Shqipëri, bashkëpunimin rajonal, dialogun Kosovë-Serbi, ecurinë e procesit zgjedhor e shumë çështje të tjera të politikës së jashtme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë