Ushtria amerikane njoftoi të dielën se dy luftanije, një amerikane dhe një kanadeze, lundruan përmes Ngushticës së Tajvanit në fund të javës së kaluar, një zhvillim që vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Pekinit dhe Taipeit, të cilat kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar.
Në një reagim të dielën, ushtria kineze dënoi Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë që dërguan anije luftarake në Ngushticën e Tajvanit dhe tha se “ata kanë kërcënuar paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe ka kryer disa herë misione në të ashtuquajturën Zonë Identifikuese e Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit (ZIMA), duke provokuar zemërimin e Taipeit.
Kjo zonë mbulon një sipërfaqe të hapësirës ajrore, mbi tokë dhe ujë, në të cilin identifikimi, vendndodhja dhe kontrolli i avionëve civilë bëhet nga shteti që pretendon kontroll mbi këtë hapësirë ajrore.
ZIMA përfshin një zonë më të gjerë që Tajvani monitoron dhe patrullon, për t’i dhënë më shumë kohë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.
Që nga 1 tetori Kina dërgoi rreth 150 avionë në këtë zone, brenda një periudhe katër-ditore.
Ushtria amerikane tha se shkatërruesi i raketave “USS Dewey” lundroi përmes ngushticës që ndan Tajvanin nga Kina së bashku me fregatën kanadeze “HMCS Winnipeg” të enjten dhe të premten.
“Kalimi përmes Ngushticës së Tajvanit tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve tanë për një Indo-Paqësor të lirë e të hapur”, thanë zyrtarët e ushtrisë amerikane.
Anijet e marinës amerikane po kalojnë në ngushticë pothuajse çdo muaj, duke shkaktuar zemërimin e Pekinit, i cili ka akuzuar Uashingtonin për nxitje të tensioneve rajonale.
Edhe vendet aleate të SHBA-së kanë dërguar herë pas here anije përmes ngushticës, sikurse një luftanije britanike muajin e kaluar.
Ndërsa tensionet në Ngushticën e Tajvanit janë rritur, nuk ka pasur të shtëna apo avionë kinezë që të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Tajvanit, duke e përqendruar aktivitetin e tyre në pjesën jugperëndimore të ZIMA-s.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha të dielën se tre avionë luftarakë kinezë, fluturuan sërish mbi këtë zonë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025