LAJMI I FUNDIT:

Afrim Muçiqi me mesazh për zgjedhjet lokale: Vëreni gishtin në kokë, mendoni për të ardhmen e familjeve tuaja

Afrim Muçiqi me mesazh për zgjedhjet lokale: Vëreni gishtin në kokë, mendoni për të ardhmen e familjeve tuaja
Afrim Muçiqi (Foto: Facebook)

Sot (e diel) në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale në të cilat do të përzgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.

Siç u raportua, deri në orën 15:00 rreth 26,9 për qind e qytetarëve kanë votuar.


Me këtë rast një mesazh në ditën e zgjedhjeve e ka bërë edhe këngëtari Afrim Muçiqi.

Afrim Muçiqi (Foto: Facebook)

Ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Asnjëherë nuk kam munguar në asnjë palë zgjedhje. Është një koincidencë shumë e mirë, e kam kryer një obligim kushtetues urojmë që të përfundojë edhe ky proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.

Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

“Apeloj që të dalin në numër më të madh, le të fitojë kush është më i miri. Vëreni gishtin në kokë, mendoni për të ardhmen e familjeve tuaja”, vazhdon Muçiqi. /Telegrafi/

Afrim Muçiqi (Foto: Facebook)