LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit ka hapur zyrën për raportimin e shkeljeve të së drejtës së votës

Komiteti i Helsinkit ka hapur zyrën për raportimin e shkeljeve të së drejtës së votës

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut sot do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë shkeljet e së drejtës së votës gjatë zgjedhjeve lokale.

Komiteti i Helsinkit i inkurajon të gjithë qytetarët që konsiderojnë se e drejta e tyre për të votuar është shkelur që ta raportojnë rastin në zyrën e Komitetit, e cila gjendet në adresën rr. “Naum Naumovski Borçe” numër 83 në Shkup dhe përmes numrave të telefonit 02 3119 073 dhe 072 278 436.

Përveç regjistrimit personal dhe telefonik, raportimi është i mundur edhe përmes postës elektronike në helkom@mhc.org.mk. Raportimi përmes postës elektronike duhet të përmbajë një shpjegim të shkurtër të shkeljes, vendndodhjen, njësinë zgjedhore dhe numrit e vendvotimit, si dhe kohën e ndodhjes së shkeljes së të drejtës së votës.


Komiteti i Helsinkit informon se qytetarët mund t’i paraqesin raportimet duke i theksuar të dhënat e tyre personale ose në mënyrë anonime, ndërsa të gjitha raportimet do të hetohen më tej për të verifikuar vërtetësinë e tyre. Besueshmëria dhe paprekshmëria e të dhënave personale garantohet nga Komiteti i Helsinkit dhe ato nuk do të publikohen pa lejen paraprake nga qytetarët që kanë raportuar shkeljen.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori