LAJMI I FUNDIT:

‘Grua e bukur’ – Putin akuzohet se bëri koment seksist ndaj gazetares amerikane

‘Grua e bukur’ – Putin akuzohet se bëri koment seksist ndaj gazetares amerikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një spikere e lajmeve amerikane ishte “shumë e bukur” për ta kuptuar atë në lidhje me një çështje me Evropën për sa i përket furnizimit me gaz.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një panel në Moskë, për Javën e Energjisë Ruse, gazetarja e CNBC Hadley Gamble pyeti presidentin rus, në lidhje me raportet se vendi po ndalonte furnizimet me gaz në Evropë në një përpjekje për të rritur çmimet.

“Grua e bukur, po i them një gjë. Ajo më thotë menjëherë të kundërtën, sikur të mos e dëgjonte atë që thashë”, i tha ai audiencës në Moskë të mërkurën.


Gamble më pas iu përgjigj Putinit, duke i thënë se ajo e “dëgjoi” atë mirë, duke shtuar se pika e saj ishte në lidhje me arsyen pse Rusia kishte marrë kaq shumë kohë për të adresuar çështjen e furnizimit me gaz.

Me të dëgjuar Putini pastaj iu përgjigj asaj: “Dëgjoni, ju sapo thatë: ‘Ju nuk po furnizoni me gaz Evropën përmes tubacioneve’. Ne po rrisim furnizimet në Evropë. Gazprom me 10 për qind. Rusia ka rritur furnizimet me 15 për qind. Ne jemi duke i rritur, jo duke i pakësuar.

“Me të vërtet thashë diçka aq të vështirë për ta kuptuar”, tha Putin derisa iu drejtua asaj, një koment seksist që nënkuptonte se gazetarja në fjalë ‘ishte shumë e bukur për ta kuptuar’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori