LAJMI I FUNDIT:

Salah shkatërroi mbrojtjen e Watfordit dhe shënoi një gol pretendentë për më të mirin e sezonit

Salah shkatërroi mbrojtjen e Watfordit dhe shënoi një gol pretendentë për më të mirin e sezonit

Mohamed Salah shënoi një gol individual që të lë pa frymë në fitoren e sotme të Liverpoolit kundër Watford, një gol i cili ka ringjallur debatin nëse ai aktualisht është lojtari më i mirë në futbollin botëror.

Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te klubi londinez në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.


Golat në këtë ndeshje për ekipin e Jurgen Klopp u shënuan nga Sane Mane (9’), Roberto Firmino (37’, 52’, 90+) dhe Mohamed Salah (54’).

Liverpooli 'shkatërron' Watfordin - Claudio Ranieri shijon një debutim të hidhur
Lexo po ashtu Liverpooli 'shkatërron' Watfordin - Claudio Ranieri shijon një debutim të hidhur

Megjithatë, goli i shënuar nga ylli egjiptian, Salah, është goli që ka vjedhur gjithë vëmendjen e ndeshjes dhe golave tjerë.

Salah shënoi një supergol në minutën e 54-të për të çuar epërsinë në 0-4.

Egjiptiani arriti t’i driblojë tre lojtarë kundërshtarë brenda zonës së penalltisë, para se të gjente rrjetën me një goditje të bukur me të majtën.

Ky gol përveçse ka hedhur kandidaturën për njërin nga golat më të bukur të sezonit, ka ngjallur edhe debatin nëse Salah është lojtari më i mirë në botë aktualisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori