LAJMI I FUNDIT:

Pastë dhëmbësh në kuzhinë?! Shikoni se si mund ta përdorni në pastrimin e tenxhereve

Pastë dhëmbësh në kuzhinë?! Shikoni se si mund ta përdorni në pastrimin e tenxhereve

Pasta e dhëmbëve ka mundësi të shumta përdorimi në kuzhinë

Yndyrat dhe papastërtitë e grumbulluara dhe të ngjitura në pjesën e jashtme të tenxheres dhe në pjesën e poshtme bëjnë që enët tona të duken gjithmonë jo mirë të pastra, ato janë ngjitëse dhe na irritojnë vazhdimisht.

Ne besojmë se keni provuar shumë mjete të shtrenjta për pastrim dhe heqje të yndyrës, por që nuk keni arritur deri në fund dhe t’ia ktheni shkëlqimin që e kanë pasur tenxheret, transmeton Telegrafi.


Ne ju sjellim një truk për pastrimin e yndyrës së grumbulluar nga enët e emaluara.

Gjithçka që ju nevojitet është një tub pastë dhëmbësh.

Aplikoni pastën në fund të tenxheres, pastaj përhapeni lehtë me gishta dhe lëreni të qëndrojë për një minutë ose dy.

Pastaj, fërkoni tenxheren me anën e vrazhdë të një sfungjeri për larjen e enëve dhe thjesht avulloni tenxheren.

Shikoni se si duket kjo metodë e thjeshtë pastrimi…

/Telegrafi/