Sot, më datën 15 tetor 2021, diplomoi gjenerata e 56-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës.
Duke u bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID -19, diplomimi është bërë në grupe të vogla në hapësirat e akademisë, i organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore – Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla , drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe stafi menaxhues, të cilët vlerësuan lartë aktivitetet dhe diplomimin e 197 kadetëve, tani si policë të rinj që do t’i bashkohen Policisë së Kosovës.
“Kjo do të jetë ndihmesë e madhe për punën në terren dhe nga të njëjtit është kërkuar angazhim sidomos në këtë kohë të pandemisë. Duke marrë parasysh se PK-ja ka një imazh të mirë te qytetarët ju duhet të kontribuoni që akoma më shumë të ngritet niveli i besueshmërisë te qytetarët. Policëve të rinj ju dëshiruan shëndet dhe suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast të 197-të policët e rinj i pranuan certifikatat dhe dhanë betimin zyrtar se do të zbatojnë Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës, se do ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu janë ndarë mirënjohje për 11 kadetët policorë si kapiten të klasave dhe 20 kadetëve policorë për rezultatet me të larta të arritura gjatë kohëzgjatjes së trajnimit. Nga data 18 tetor 2021, policët e rinj do të fillojnë të shërbejnë në kuadër të Policisë së Kosovës duke vazhduar me pjesën e programit të trajnimit fushor për policët e rinj në Stacione policore në kohëzgjatje prej dy (2) viteve nën mbikëqyrje të instruktorëve praktik/fushor të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë
Bislimi në Varshavë takoi ministrin e Plonisë për Bashkimin Evropian të Polonisë
Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje