Ishte viti 2007 kur u prezantua Nissan Qashqai si veturë kompakte dhe SUV praktike.
Por tani njihuni me Nissan Qashqai krejtësisht të ri, me qëndrim të fuqishëm, drita të mprehta LED e rrotë masive opsionale prej 20 inç.
Me hapësirë gjigante në enterier në një strukturë kompakte dhe me aerodinamikë ideale, Qashqai rikthehet me vizion të ri në treg.
Veturë joshëse e pa rezistueshme
Qysh në shikim të parë do të bini në dashuri me enterierin e eksterierin e kësaj veture, ku brenda do të rehatoheni në karriget e përparme me përbërje të lëkurës Premium të rrudhosur dhe gjithashtu mund t’i shijoni masazhet e karrigeve në modelin Tekna+.
Teknologji e avancuar
Qashqai i Ri ofron ekran multi-informativ 12.3 inç në të cilin keni navigacionin, argëtime të ndryshme si dhe informacione për trafikun e veturën.
Gjithashtu Nissan Intelligent Mobility3 ju bën të ndiheni më me vetëbesim dhe më të lidhur në çdo rrugë.
Krahas kësaj, ju mund të kontrolloni shumë sisteme të veturës përmes zërit, e madje mund ta kontrolloni veturën nga shtëpia edhe përmes Amazon Alexa apo Google Assistant.
Nissan Qashqai i Ri – fitues i çmimeve prestigjioze
Nissan Qashqai i Ri veçse është shpërblyer me çmimin “The Sun Car of the Year 2021” dhe me çmimin “Small SUV / Crossover of the Year 2021” në shpërblimet e The Motor Awards 2021.
Komentet pozitive për Nissan Qashqai:
– “Nëse jeni të kënaqur me versionin paraprak të Nissan Qashqai, shanset që t’ju pëlqejë versioni i ri janë shumë të larta. Prakticiteti i përmirësuar tregon se Nissan din shumë mirë se çfarë duan adhuruesit e kësaj veture, dhe kostot më të ulëta janë gjithashtu të mirëseardhura. Stili dhe dizajni i ri më tërheqës, si dhe multimedia-ekrani i përditësuar e bëjnë Nissan Qashqai të dal një hap para konkurrencës”, Carbuyer.
– “Pjesa më e mirë është stabiliteti. Trupi i veturës nuk dridhet, sediljet dhe timoni janë montuar së bashku me integritet pa tundje. Zhurma e rrugës është e ulët në shumicën e sipërfaqeve. Të gjitha këto i japin Nissan Qashqai një cilësi Premium që as disa konkurrentë më Premium nuk mund të krahasohen me Qashqai-n e Ri” – TopGear.
– “Nissan Qashqai i Ri sjell një enterier luksoz me shumë hapësirë përpara, por më e rëndësishmja ka shumë hapësirë në pjesën e pasme për udhëtarët. Dyert hapen gjerë thuajse deri në 90 shkallë, kështu që hyrja dhe dalja është me të vërtetë e lehtë dhe bagazhi është mjaft i madh”, CarWow.
– “Siguria ka qenë gjithmonë një punë e rëndësishme për inxhinierët e Nissan, trend i cili vazhdon edhe në këtë model të ri. Teknologjia e sigurisë Pro Pilot është e disponueshme në modelin e ri të Qashqai dhe një veçori e re është Navi-Link, e cila sjell një lloj të avancuar të cruise control”, CarWow.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Tesla "tërheq" 1.6 milion vetura elektrike nga tregu kinez për shkak të defekteve në timon dhe sistemin autopilot
Makinat Mercedes-Benz do të kenë 'super-kompjuterë', zbulon partneritetin me Google
Rolls-Royce Cullinan shitet për 450 mijë dollarë, asaj ia rriti vlerën për 100 mijë kryevepra e 10-vjeçarit
Karrigia elektrike nga Volkswagen që arrin shpejtësinë prej 20 kilometra në orë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'