LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Spahiu i reagon Fadil Hoxhës për çështjen e pagesave të artistëve të angazhuar në RTK

Fatmir Spahiu i reagon Fadil Hoxhës për çështjen e pagesave të artistëve të angazhuar në RTK
Foto: Fatmir Spahiu/Instagram

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu – Bufi, sot (e enjte) i është kundërpërgjigjur publikisht Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhës.

Ky i fundit përmes një statusi të bërë në rrjetin social Facebook, ka vënë në vëmendje çështjen e pagesave që iu janë bërë artistëve të angazhuar ndër vite në RTK, duke përmendur gruan e ish-Kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, si dhe aktorin dhe producentin Famtir Spahiu – Bufi.

“Qe një shembull qysh janë angazhuar artistët në RTK. Gruaja e ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, pa qenë fare aktore është paguar me një mijë euro pagë mujore për angazhim në një serial. E kur te publikohen të hyrat në total që i ka realizuar Bufi prej RTK-së, do ta kuptoni pse ka “vajtuar” ai sot për RTK-në çfarë është sot. Një muaj punë e Bufit, gjashtë muaj punë e një mjeku specialist. E si Bufi si mjeku specialist paguhen prej taksave publike”, ka shkruar Hoxha.


Ndërkohë, aktori i njohur si ‘Oki’ i hit-serialit “Kafeneja Jonë” në një kundërpërgjigje po në rrjetin social Facebook, i ka mohuar akuzat*.

Ai ka shkruar se figura e tij është tentuar të politizohet dhe denigrohet publikisht, por që mohon të jetë anëtarë i ndonjë partie politike dhe se nuk e kupton tendencën e Hoxhës për politizim të kësaj çështjeje.

Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Te nderuar shok e shoqe,
Me paska permend zotriu i cili nuk paska lan mundesine me komentu tek ai prandaj po e beje edhe une nje pergjigjje per to. Per deri sa permend dike, eshte e ndershme me lane mundesine me tu pergjigj.
I nderuar, nuk e di cfare pozite mbane ne Rtk por e dij qe e shane ate institucion me vite.
Une mund ta kuptoj nevojen per politizim te statusit tim paraprak, por sa per info une nuk jam antar i ndonje partie politike, nuk ndjek agjenda dhe mundohem punen tem me bo ndershem. Ju po e qoni do uje krejt dikah tjeter. Nuk eshte pune e jemja qasja e juaj.
Nqs ne RTK ose kudo ne Kosove, gjeni ndonje te hyre financiare per mua qe nuk mbeshtet me ndonje material televiziv faktik, une jam ne gjendje me hjek dore prej profesionit tim. Ne jeten tem rroge badihava nuk kam mare, e as qe e dij at ndjenje. Pra nqs nuk punoj, asnje cent nuk me del ne fund te muajit. A fitoj, fitojme kapak, a eshte lehte, jo nuk eshte!
A jeni ne gjendje ju me bo te njeiten?
Me vjen keq qe hyra ne nje loje qe nuk eshte e imja, por RTK na ka rrit, jemi pagu e kemi jetu nga ajo, Familja Moderne, Kafeneja Jone, Naten, e shume shume projekte tjera jane kult, baze prej te cilave eshte zhvillu skena e serialeve me vone. Jam krenare per cdo sekond qe transmetohet ne RTK e qe une jam pjese. Dhe per kurreshtjen tuaj, ne 90% te rasteve kam qene i ftuar nga menaxhmentet qe kane menduar qe une mund ta jap kontributin tim, tu fillu nga i ndjeri Agim Zatriqi e deri tash. Pra projekt propozim ne RTK une kam sjellur nje here, “Zyrja per gjithcka” qe ju e keni lobuar fuqishem per ta ndalur dhe duke krijuar idene se se bashkepunetoret e jashtem jane e keqja e RTK. Mbase kete qellim e keni akoma, nuk e dij, nuk ju njoh.
E qe jam pagu mendoj qe jam pagu shume ma pak se qe e meritoj, gjithsesi kjo eshte subjektive.
Gjithsesi ju mund ta krahasoni honoraret e mija edhe me sa kg miell mund te blihen, por kjo eshte populliste dhe ndoshta ju shkon juve, nuk e dij.
Eshte paksa e pandershme qe te krahasohem me keqperdorues, sdi pse po e beni kete gje?
Edhe nje here, RTK-es eshte me se lehti ti mshohet tash, se eshte ratë, ne kokerr te shpines, por une nuk e beje, nuk e kalli uren neper te cilen kam kalu.
RTK ka me u ndreq, por jo me njerez si ju.
Bile bile, me keni inspiru me konkuru per drejtor te pergjitheshem ne konkursin e radhes! Besoj do te jemi konkurent!
*Qellimi i statusit paraprak ka qene dhenja e kreditit RTK per ato cka ka bo mire, asesi mbojtja e veprimeve jo ligjore. Hajnat, keqperdoruesit ne burg, dembelat ne shpi.
Te fala keti zotriut.
Me respekt,
Fatmir Spahiu, vajtues!
Aktor i diplomuar,
Regjisor i diplomuar,
Producent i filmave te sukseseshem kosovar.
Antar i akademise europiane te filmit,
Bashkepunetor i jashtem i RTK-es ( me ftesen e tyre ) dhe shume krenarë!
Kete muhabet e mbylle ketu. Perqafime”, ka shkruar Spahiu. /Telegrafi/

*Sqarim: Versioni i parë i këtij artikulli ka pasur konotacion tjetër, shkaku i keqinterpretimeve në raportim, të shkaktuar nga statusi jo krejtësisht i qartë. Pas kontaktimit nga protagonistët, artikulli është redaktuar dhe ka pësuar ndryshime, duke shfaqur këtë version të ri krejtësisht korrekt.

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori