Heqja e karantinës këtë vit ka bërë që menjëherë të rritet numri i aksidenteve në rajonin më të gjerë të Pollogut. Vitin e kaluar disa herë qytetarët e rajonit të Tetovës u përballën me orë policore, dhe kjo bëri që në mënyrë enorme të ulët numri i aksidenteve sepse kishte më pak automjete në trafik.
Sipas të dhënave të policisë, brenda dy viteve në rajonin e Pollogut jetën e kanë humbur 20 persona në aksidente trafiku. Nga policia e Tetovës për gazetën Koha njoftojnë se gjatë vitit 2020 gjithsej janë regjistruar 844 aksidente trafiku. Në këto aksidente jetën e kanë humbur 13 persona.
“Gjatë vitit 2020, gjithsej 844 aksidente trafiku, në Tetovë 617 dhe Gostivar 227, janë regjistruar në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Nga aksidentet e përmendura të trafikut, 13 aksidente trafiku Tetovë 8 dhe Gostivar 5 kanë qenë me viktima në njerëz në të cilët 13 persona kanë humbur jetën”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Krahas kësaj, gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 75 aksidente trafiku apo në Tetovë 55 dhe Gostivar 20, të shkaktuara nga kafshët në rrugë. Rasti më i fundit ishte kur një ari ishte aksidentuar në autostradën Tetovë – Shkup. Në ndërkohë, këtë vit është rritur dukshëm numri i aksidenteve. Nëse vitin e kaluar gjatë 12 muajve kishte 844 aksidente në Pollog, këtë vit vetëm brenda 9 muajve janë shënuar 897 aksidente trafiku. Por, këtë vit numri i viktimave është më i vogël@, bëjnë të ditur nga policia e Tetovës për gazetën Koha.
“Gjatë nëntë muajve të vitit 2021, deri më datë 30 shtator të këtij viti, në zonën e SPB në Tetovë janë regjistruar gjithsej 897 aksidente komunikacioni apo në Tetovë 643 dhe Gostivar 254. Nga aksidentet e përmendura të trafikut, 6 aksidente trafiku ose në Tetovë dy dhe katër në Gostivar kanë qenë me viktima në njerëz në të cilët 7 persona kanë humbur jetën prej tyre dy në Tetovë dhe pesë në Gostivar. Këtë vit, po ashtu më shumë aksidente trafiku janë regjistruar të shkaktuara nga kafshët. Gjatë nëntë muajve të vitit 2021, janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, ose në Tetovë 51 dhe Gostivar 17, të shkaktuara nga kafshët në rrugë”, tha Fatmir Rexhepi./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?