LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë me talentët e mëdhenj U19 që do ta sundojnë futbollin botëror – Barcelona dominon

Formacioni më i mirë me talentët e mëdhenj U19 që do ta sundojnë futbollin botëror – Barcelona dominon

Është e pamohueshme se Barcelona nuk është në momentin e saj më të mirë, por sa i përket të ardhmes është klubi që në gjirin e saj ka talentët më të mëdhenj.

E ardhmja e futbollit përfaqësohet në mënyrë perfekte te Barcelona, ku në mesin e formacionit më të mirë U-19 të publikuar nga Transfermarkt janë katër lojtarë të tyre.

Yjet e rinj nga i gjithë planeti të cilët janë kthyer në figura të mëdha nëpër klube, ku La Masia lë shenjën e sajë.


Më poshtë e keni një formacion me lojtarët të rinj, nga e gjitha bota.

Portieri

Dorgan Alemdar: Perla e madhe turke, është në portë. Rennes shpenzoi 3.5 milionë euro për portierin e Kayserispor verën e kaluar, ndërsa në Turqi shpresojnë të kenë një portier për dekadën e ardhshme në kombëtare.

Mbrojtja

Tino Livramento: Anësori i Southampton të cilin e duan United dhe Chelsea. Ai është në mesin e tre më të mirëve kur bëhet fjalë për mbrojtjen.

Kaiky Fernandes: Qendërmbrojtësi i Santos dhe shpresa e madhe për të komanduar mbrojtjen e re braziliane.

Alejandro Balde Martinez: Ana e majtë e Barçës. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e Barçës në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Munich. Një mrekulli fizike e aftë të udhëtojë krahun e majtë pa u ndalur.

Mesfushorët

Edouardo Camavinga: Real Madridi pagoi 40 milionë euro te Rennes, dhe në disa ndeshje ai tashmë ka fituar zemrat e tifozëve. Lojtar i rëndësishëm për Carlo Ancelottin.

Pedri: Për pak më shumë se një vit ai ka kaluar nga La Liga 2 në lojtar të nominuar për “Topin e Artë”, ndërsa është një nga shtyllat kryesore të Barçës dhe ekipit spanjoll.

Jude Bellingham: Perla e Dortmundit tashmë ka përvojë të mjaftueshme në ndeshje të mëdha pavarësisht se ka vetëm 18 vite. Ka cilësi të madhe për t’u organizuar dhe marrë pjesë në aksione.

Gavi: Mesfushori shumë i ri ka qenë paraqitja e shkëlqyer e këtij fillim sezoni. Në moshën 17 vjeçare ai është titullar te Barca dhe ekipin spanjoll.

Sulmuesit

Jamal Musiala: Bayern nuk pushon së promovuari ‘xhevahir’ të madhenj. Çdo ditë ai është më i rëndësishëm në super skuadrën gjermane dhe së shpejti do ta shohim si yllin e madh të ekipit bavarez.

Florian Wirtz: ‘Djali i mrekullueshëm’ i Bundesligës sapo ka tejkaluar rekordin e Podolskit. Ai duket të jetë trashëgimtari natyral i Havertz.

Ansu Fati: Ai është shpresa e madhe e Barcelonës dhe skuadrës spanjolle. Trashëgimtari i numrit 10-të të Leo Messit në Camp Nou. Ai ka të gjitha cilësitë për të qenë një nga lojtarët e ardhshëm që luftojnë për t’u ulur në fronin botëror.

Formacioni

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Ligat tjera
Kalo në kategori