Skriningu i nxënësve në Maqedoni do të realizohet në 473 shkolla, prindërit të ndarë në qëndrime
Ministria e Shëndetësisë do të kryej skrining në 364 shkolla fillore dhe 109 të mesme më qëllim zbulimin e hershëm dhe mbrojtjen nga Covid 19. Gjithsej do të përfshihen 8.178 nxënës. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se do të përfshihen 80 komuna dhe qyteti i Shkupit.
Numri më i madh i testeve do të bëhet në Tetovë, Kumanovë, Manastir, Gostivar dhe Prilep. Me këtë rast, nga Shëndetësia u apelojnë prindërve që të lejojnë fëmijët e tyre të testohen në mënyrë që të marrin të dhëna të sakta për transmetimin e Covid 19 nëpër shkolla si dhe të identifikohen rastet asimptomatike te shkollarët fillor dhe të mesëm.
Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg akoma nuk kishte arritur asnjë njoftim nëse nxënësit e kësaj shkolle do të testohen. Drejtori Fadil Murtezani tha se skriningu është i mirëpritur.
“Ne, deri më sot nuk kemi njoftim me shkrim nga Ministria e Arsimit. Atë që kemi dëgjuar është nga lajmet. Shumica e mësimdhënësve që kanë pasur kontakte nga mbledhjet e fundit me prindërit e kanë diskutuar këtë temë dhe nuk ka pasur reagime për arsye se e dimë se Hasanbegu ka bë pjesë në zonën e krizës të pandemisë dhe asnjë nuk ka qenë kundër që të testohen fëmijët e tyre”, deklaroi Fadil Murtezani, drejtor i Sh.f “25 Maji”.
Pro testimit u shprehën edhe nxënësit e kësaj shkolle.
Në Shkolla të tjera disa prind kanë refuzuar testimin e fëmijëve me arsyetimin se fëmijët nuk duhet testuar nëse nuk kanë simptoma të virusit korona. Skriningu në shkolla pritet të filloj nga java që vjen pasi paraprakisht do të merret leja e prindit ose kujdestarit. Testimi do të kryhet në objektin e shkollës, në një hapësirë të posaçme./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve