LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet sërish i debutimi Sergio Ramosit për PSG-në

Shtyhet sërish i debutimi Sergio Ramosit për PSG-në
(Foto: Instagram/sergioramos)

Ishte pritur që debutimi i Sergio Ramos për Paris Saint-Germainin të ndodhte në një të ardhme të afërt, mirëpo duket se tifozët duhet të presin akoma.

Të premten, lideri i Ligue 1 luan kundër Angers dhe pritej që qendërmbrojtësi spanjoll të shkelte në fushë për herë të parë me fanellën e klubit të ri.

Mirëpo, 35-vjeçari ende nuk mund të përfshihet në stërvitje të plota, ashtu që nuk do të luajë në ndeshjen kampionale këtë fundjavë e as në atë të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut të martën (18 tetor) – njofton Le Parisien, ndërsa raporti është mbështetur edhe nga gazetari i El Chiringuito, Juanfe Sanz.


View this post on Instagram

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

“Sergio Ramos është rikuperuar, por nuk do të luajë të premten. Atij i është dhënë drita e gjelbër nga stafi mjekësor, mirëpo pas një kohe aq të gjatë, as lojtari e as trajneri (Mauricio Pochettino) nuk duan t’i përshpejtojnë gjërat”.

“Tashmë ka ndodhur një herë që është ai është kthyer në stërvitje dhe ka pasur rikthim të lëndimit në seancën e parë. Ata nuk duan të rrezikojnë një tjetër muaj jashtë loje për një javë”, ka deklaruar Sanz. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/sergioramos)

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Ligat tjera
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Kalo në kategori