Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës.
“Sipas informatave të KMDLNj-së, Qendra Rajonale në Mitrovicë më 13.10.2021 nga ora 9:00 deri 10:10, ekstremistë serbë të Veriut të Mitrovicës lëshuan alarmin për grumbullim të qytetarëve për të kundërshtuar aksionin e Inspektorve që kontrollonin barnatoret ku dyshohej se zhvillohej kontrabanda me barna. Inspektorët ishin të shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët u sulmuan nga grupe të organizuara të ekstremistve të cilët mobilizojnë masat për të kundërshtuar zbatimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Për t’i frikësuar inspektoret që e kryenin punën në përputhje me autorizimet, ekstremistet serbë shtinë disa herë me armë zjarri, i vunë flakën një veture të policisë dhe u dëmtuan edhe tri automjete të policisë sikur që një tjetër veturë e rrokullisen.Të shtëna me armë zjarri pati edhe në orën 10:27. Sipas informatave të KMDLNj -së deri në momentin e raportimit dihet se ka disa policë të lënduar si dhe një qytetar serb i plagosur mne armë zjarri. Ka të arrestuar por se nuk dihet numri i tyre.. Po këta ekstremistë në drejtim të Policisë së Kosovës hodhen gaz lotësjellës”, thuhet në njoftim.
KMDLNj ka theksuar se dënon këtë përshkallëzim të dhunës që u shkaktua nga ekstremistet serbë dhe kërkon nga Policia e Kosovës të veprojë , pa asnjë kompromis kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar , në përputhje me ligjin!
“Në bazë të filmimeve të medieve elektronike, organet e hetuesisë mund dhe duhet të ndërmarrin veprime kundër të gjithë atyre që po veprojnë në kundërshtim me ligjin në mënyrë që situata të kthehet në normalitet dhe inspektoret të veprojnë pa u penguar nga askush me qëllim të luftimit të kontrabandës , krimit të organizuar dhe ekonomisë informale. KMDLNj e dënon edhe sulmin ndaj gazeatrëve të T7 dhe gazetarëve të tjerë duke kërkuar që t’iu sigurohet një ambient i qetë dhe kushte për kryrje të punëve të tyre; informimin e opinionit për zhvillimin e ngjarjeve në atë pjesë të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A