LAJMI I FUNDIT:

Policë e protestues kërkojnë ndihmë mjekësore, pas aksionit në veri

Policë e protestues kërkojnë ndihmë mjekësore, pas aksionit në veri

Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.


Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

Operacion i madh i Policisë në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë- goditet rrjeti i kontrabandës
Lexo po ashtu Operacion i madh i Policisë në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë- goditet rrjeti i kontrabandës

“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë dhe të cilët kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në Mitrovicë të Veriut turmat janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, situata raportohet të jetë e qetë.