LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton koncept dokumentin për Vettingun

Qeveria miraton koncept dokumentin për Vettingun

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për procesin e Vettingut në sistemin e Drejtësisë.

Kurti flet për Vettingun: Ky është proces i rëndësishëm, sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma
Lexo po ashtu Kurti flet për Vettingun: Ky është proces i rëndësishëm, sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë prezantimit të këtij koncept-dokumenti para ministrave tha se është “fillim i mirë dhe i mbarë në reformën në sistemin e drejtësisë”.


“Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, andaj më shumë se kurrë ne jemi të vendosur që të ketë reforma të rëndësishme të sundimit të ligjit. Të kemi integritetin dhe profesionalizimin në institucionet e drejtësisë dhe të kthejmë besimin e qytetarëve”, tha ajo.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurit ka deklaruar se gjyqësori duhet të jetë i pavarur jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje./Telegrafi/