Partitë politike dhe kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut kanë shpalosur programet e tyre për të fituar besimin e qytetarëve për qeverisjen e komunave në katër vitet e ardhshme. Gara më e ashpër për pushtetin vendor zhvillohet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në bllokun politik maqedonas dhe BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët-Alternativa në bllokun politik shqiptar. Në këto zgjedhje për 80 komuna dhe qytetin e Skkupit garojnë 301 kandidatë.
Koalicionet parazgjedhore ndëretnike risi e këtyre zgjedhjeve
Krijimi për herë të parë i koalicioneve parazgjedhore mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, sipas njohësve të rrethanave politike ka pamundësuar hapjen e temave etnike andaj në fushatë kanë dominuar çështjet elementare-realizimi i projekteve për ujë të pijshëm, kanalizim, mbeturinat, infrastruktura rrugore dhe mjedisi i pastër.
Analisti Ibrahim Mehmeti thotë se qytetarët po kërkojnë nga partitë politike që në zgjedhjet lokale të prezantojnë projekte konkrete dhe jo projekte grandioze, të cilat nuk përkojnë me mundësitë që ofron buxheti komunal. “Votuesit kanë filluar të bëjnë dallim mes projekteve të realizueshme dhe premtimeve boshe. Votuesit, besoj se tani do të orientohen nga ata kandidatë që do të flasin për projekte konkrete në përputhje me mundësitë që kanë komunat”, thotë Ibrahimi.
Profesor Isak Sherifi thotë se këto zgjedhje nuk dallojnë shumë nga zgjedhjet e kaluara lokale. Përveç temave lokale subjektet politike në të shumtën e rasteve përzgjedhin edhe tema politike qendrore.
“Në RMV po zhvillohet një fushatë ku ndeshen koncepti qeveritar dhe ai opozitar për qeverisjen lokale. Po të analizohen ofertat e tyre, këto janë relative kundrejt kërkesave të mëdha që kanë komunat në nivel vendi”, shprehet Sherifi.
Politologu Xhenur Iseni është i mendimit, se kësaj radhe për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore gara në përgjithësi duket e qetë dhe karakterizohet me uljen e fjalorit nacionalist. Për dallim nga partitë politike maqedonase, tke ato shqiptare mungojnë programet zgjedhore, ose edhe nëse partitë i kanë, ato nuk po i prezentojnë sa duhet.
“Programet janë shumë të zbehta në taborrin politik shqiptar. Mendoj se votuesit, motiv kryesor për të votuar do të kenë farefisninë, miqësin, strukturën partiake por jo edhe për shkak të mbështetjes së një programi politik, sepse ato në një farë mënyre nuk ekzistojnë”, deklaron politikologu Xhenur Iseni.
Humbja e besimit tek premtimet
Qytetarët janë skeptikë se partitë do t’i plotësojnë të gjitha premtimet që japin në fushatë. Thonë se nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara, shumica e premtimeve nuk realizohen ose ato fillojnë të realizohen vetëm kur zgjedhjet afrohen.
“Asnjë premtim nuk e realizojnë, i harrojnë gjithmonë fillojnë prej fillimit dhe vetëm rikujtojnë nga ndonjë gënjeshtër të rradhës, asgjë tjetër”. “Pa marrë parasysh se prej cilave parti politike vijnë premtimet, nuk besoj. Nga ajo që shoh dhe dëgjoj nuk përkon me realitetin po dëgjojmë përralla”.
Kur kanë qenë reale premtimet e politikanëve, asnjëherë. Nuk shikoj as televizion nuk më interesojnë”.
“Nga këto zgjedhje pres të fitojë më i miri, ajo është kryesorja të punoj për qytetarin”, shprehen qytetarët e anketuar nga DW.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit për herë të parë do të përdoren pajisje për identifikimin biometrik të votuesve.K jo synon të avancojë procesin përmes digjitalizimit dhe automatizimit të një pjese të procedurës, tha Aleksandar Dashtevski kryetar i KSHZ-së.
“Votuesi identitetin personal e dëshmon edhe me gjurmë gishti. Votuesi nuk mund të votojë nëse gjurma e gishtave nuk përputhet me gjurmën e gishtave në listën e zgjedhësve, megjithëse gjendet në listën e zgjedhësve”, thotë Dashtevski. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë