LAJMI I FUNDIT:

Cana: Situata me COVID-19 në Maqedoni edhe më tej mbetet alarmante

Cana: Situata me COVID-19 në Maqedoni edhe më tej mbetet alarmante

Numri i lartë i rasteve aktive me COVID 19 e mban Maqedoninë e Veriut ende në listën e zezë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë akoma është në zbatim algoritmi i vjetër, i papërditësuar. Shpesh ndodh që pacientët e shëruar të vazhdojnë të trajtohen si raste aktive, madje edhe deri në 3 muaj. Të premten kishte 10,625 raste aktive, ndërkaq të hënën kjo shifër ishte më pak se 7 mijë.

“Në mënyrë plotësuese, gjatë verifikimit të sistemit këtë fundjavë janë gjetur edhe 3,645 pacientë të shëruar, si raste më të vjetra të cilat janë shfaqur në raportin ditor të së shtunës. Këta pacientë kanë figuruar si raste aktive që nga muaji gusht e këtej, të cilët ishin të shtruar në spital dhe pa fletëlëshim nga spitali, shtetas të huaj dhe persona pa mjek amë.”

Defektet në sistem i konfirmon edhe infektologu Fadil Cana, i cili pranon se situata jashtë dyerve të spitaleve nuk është ajo që paraqitet. Sipas tij relaksimi i situatës në mesin e qytetarëve, duke mos i respektuar masat dhe duke u mos u ndëshkuar nga autoritetet ka vështirësuar punën e mjekëve.


“Nuk është risi numri i lartë pasi që edhe muajt që kaluam ishte shumë më i lartë numri i rasteve aktive, kjo situatë vazhdon pasi që shumica e rasteve pozitive janë nga vatrat e ndryshme që lirisht do të thoja se janë jashtë kontrollit të sistemit shëndetësor. Dhe si pasojë e këtyre vatrave të pa kontrolluara të kovidit do të kemi edhe shifra të larta të të prekurve.”- deklaroi Fadil Cana, Infektolog.

Sipas protokollit aktual, personat e sëmurë me CoVid-19 që kanë simptoma në sistem figurojnë për 20 ditë si të infektuar, ndërsa pacientët që janë a simptomatik në sistem figurojnë 10 ditë si të infektuar. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1843 teste të kryera janë regjistruar 130 raste të reja me Covid-19. Janë shëruar 423 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur 6 pacientë.

https://www.youtube.com/watch?v=Fj5f05j0RcY

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori