Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar sot se Policia e Kosovës ka qenë e gatshme edhe fizikisht që t’i largojë barrikadat në veri të vendit, të vendosura nga banorët serbë për të kundërshtuar reciprocitetin në targa.
Sveçla këto koment i bëri kur është pyetur nga deputetë të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje lidhur me problemet logjistike që ka hasur Policia e Kosovës gjatë bllokadës në veri.
“Po e them për herë të parë se ne kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht t’i largojmë barrikadat. Ka qenë çështje e vlerësimit operacional nga policia dhe politik nga qeveria që të zgjidhet rruga më e mirë e mundshme për largimin e barrikadave, nuk ka pasur asnjë ngërç në përgatitjen logjistike”, deklaroi ai.
Ndryshe, lidhur me organizimin e Policisë në veri ka folur edhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.
Ai tha se nuk ka marrë informacione për probleme logjistike nga policët në veri të vendit.
Drejtori i Policisë mohoi që pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë qenë të bllokuar nga serbët në veri, teksa shtoi se qarkullimi nuk është ndalur për asnjë moment.
Mehmeti foli edhe për komunikimin ndërmjet policëve, për çka tha se për shkak të terrenit radiolidhjet nuk funksionojnë çdo herë.
“Gjithçka ka funksionuar përmes rrugëve alternative. Qarkullimi nuk është ndërprerë për asnjë moment. Ne i kemi bllokuar automjetet për shkak që kanë barrikadat në kufi. Ata kanë udhëtuar me autobus, po pikat nuk kanë qenë të bllokuar as për një moment të vetëm…Sa i përket komunikimit janë përdorur disa forma. Nuk jemi kushedi sa të kënaqur me këtë sistem që e kemi por komunikuar vazhdimisht”, u shpreh ai.
Ndërkaq, sa i përket ushqimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë qëndrimit në veri të vendit në kohën kur po mbanin nën kontroll situatën në veri të vendit, Mehmeti tha se janë siguruar që një vakt të jetë i nxehtë dhe një i ftohtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit