Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka raportuar lidhur me operacionin policor në veri të vendit, pas vendosjes së masës së reciprocitetit me Serbinë për targat.
Mehmeti ka treguar se me 15 shtator kishte takuar ministrin Sveçla, i cili i kishte bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të implementimit të reciprocitetit me Serbinë në aspektin e targave.
“Duke parë që stacioni për mbikëqyrjen e kufirit në Jarijne respektivisht në Leposaviq nuk kanë hapësira të mjaftueshme për vende pune, ne kemi vendosur që më datën 16 të konstruktojmë një konstruksion i përberë nga kontejner që do të shërbente si stacion për kontroll të kufirit. Departamenti i kufirit dhe i operacioneve dhe hetimeve kanë raportuar se janë të gatshëm të fillojnë me operacionin që është quajtur “Operacioni qarkullimi i automjeteve””, ka thënë Mehmeti, shkruan Telegrafi.
Drejtori i Policisë më tej ka shtuar se në takimet që kanë mbajtur si institucion është theksuar se reciprociteti do të mund të pengohej nga strukturat ilegale dhe kriminale që veprojnë në veri të Kosovës dhe se ka informata inteligjente se këto struktura mund të vendosin barrikada në rrugë.
“Më datë 19 shtator pas orës 20:00 kemi pranuar informacion se strukturat ilegale kanë ftuar qytetarët që të nesërmen me datën 20 do të bllokohen të gjitha rrugët që qojnë drejt vendkalimeve kufitare. Ata kanë kërkuar që kjo të bëhet në mënyrë të organizuar me automjete dhe mjete tjera dhe mjete që mund të përdoren për demolimin qoftë të pikave kufitare qoftë stacionit të policisë kufitare. Pas pranimit të këtij informacioni kemi rishikuar edhe një herë planin”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka theksuar se më 19 shtator në ora 22:00 pas diskutimeve dhe analizimit të situatës së krijuar dhe vlerësimeve operacionale, me qëllim të parandalimit të bllokimit të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, gjithashtu duke pasur parasysh se në bllokadat e vitit 2008 ishin djegur dy pikat kufitare dhe kishte indikacione se të njëjtat do të mund të sulmoheshin dhe do t’ju pamundësohej veprimtaria policisë kufitare dhe do të rrezikohej jeta dhe siguria e zyrtarëve policor është vendosur që të dërgohet Njësia Speciale.
“Këto njësi do të vendoseshin në afërsi të pikave kufitare për të mbështetur policinë kufitare dhe sigurinë e tyre. Në këtë kontekst me 20 shtator në mëngjes Policia ka filluar me realizimin e planit operacional. Në mëngjes prapë kemi pranuar informacione nga agjensionet e sigurisë të detajuara lidhur me kohën, vendin, mjetet dhe urdhrin për të bllokuar rrugët. Informacionet e konfirmuara se me datën 19 në mbrëmje, individ të njohur për policinë me beackground kriminal dhe influencë politike, kanë mbajtur takim me strukturat ilegale dhe kanë kërkuar mobilizim të qytetarëve për të bllokuar rrugët”, tha Mehmeti.
Ai shtoi se ekskavatorët që ishin vendosur në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë kanë qenë me qëllim që të shkatërrohen pikat kufitare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë