Dr. Armend Spahiu,
Internist-onkolog
Sikur edhe tek llojet tjera të kancereve, poashtu edhe tek kanceri i gjirit, për shkak të ndikimit të madh të dhimbjes në vet kualitetin e jetës së pacientit, menaxhimi i dhimbjes është aspekt shumë i rëndësishëm
Dhimbjen si simptomë nuk e përjeton secili pacient që ka kancer, por një në çdo tre prej tyre përgjatë trajtimit me këtë diagnozë dhe, kjo varet kryesisht nga stadi i vet kancerit.
Dhimbja mund të jetë e shkaktuar nga vet kanceri apo metastazimi i tij (përhapja).
Mekanizmi i dhimbjes tek kanceri i gjirit:
▪ dhimbja si pasojë e shtypjes mekanike të mbaresave nervore të dhimbjes, (efekti fizik dhe i drejtpërdrejtë nga rritja lokale apo loko-regjionale e kancerit
▪ dhimbja si pasojë e tajitjes (sekretimit) në gjak të faktorëve të ndryshëm nga vet kanceri.
▪ dhimbja si pasojë e vet metodave të trajtimit, si nga:
→ kimioterapia, me ç`rast vjen deri tek reaksioni (“lufta”)ndërmjet ilaqeve dhe qelizave kanceroze brenda trupit,
→ rrezatimi me ç`rast dëmtohen (“digjen”) lokalisht qelizat kanceroze e bashkë me të edhe indet normale në atë fushë, si dhe dhimbjet nga
→ intervenimi kirurgjik, nga dëmtimi eventual gjatë intervenimit.
Mënyrat e menaxhimit të dhimbjes
Mënyra më e duhur e trajtimit është lufta kundër vet burimit të dhimbjes, pra kundër vet kancerit, e kjo mund të bëhet me operim, me kimioterapi apo me rrezatim.
Në rastet kur këto metoda mbeten të pamjaftueshme, atëherë vijnë në shprehje medikamentet kundër dhimbjes, gjithnjë duke u bazuar në standardet e përcaktuara nga OBSH sipas shkallës së dhimbjes, duke filluar nga:
Niveli i parë, që përbëhet nga ilaçet më të lehta, të nivelit të Paracetamolit apo Acetaminophenit, ndonjëherë të kombinuar apo të ndihmuar nga kortikosteroidet apo qetësuesit. Nëse krahas kësaj, dhimbja vazhdon, atëherë shtohen edhe ilaqet Antireumatizmal josteroidal (NSAID) si Ibuprofeni, Diklofenaku, etj.
Niveli i dytë i ilaçeve kundër dhimbjes përfaqësohet nga Opioidet e lehta, si Kodeina, pastaj Tramadololi, etj. Poashtu në rast nevoje në kombinim me ilaçe ndihmëse si steroidet, antikonvulzivët apo qetësuesit.
Niveli i tretë përfaqësohet nga opioidet mesatarisht të rënda apo të rënda si Morfina dhe analogët e Morfinës (Oksikodoni, Hidromorfoni), Fentanili ose Metadoni, etj.
Edhepse rrallë, ndonjëherë dhimbja mund të perzistojë krahas ilaçeve të nivelit të tretë apo dozave maksimale të tyre. Në këto raste mund të ketë nevojë:
▪ të intervenohet me bllokadë të nervit përkatës, apo
▪ të aplikohet metoda me radiofrekuencë, apo
▪ të aplikohet rrezatimi paliativ (veçanërisht tek dhimbjet e boshtit kurrizor kur edhe kërcënohet vet palca kurrizore me kompresion).
Është enigmatike që disa pacient mund të përfitojnë edhe nga metodat paramedikale si:
▪ masazhi,
▪ akupunktura,
▪ ushtrimet fizike,
▪ relaksimi (joga, meditimi),
▪ nxitja e humorit, etj.
Cilat mund të jenë arsyet e moskontrollit të duhur të dhimbjes?
Fatkeqësisht shpesh mund të ndodhë që pacienti të mos trajtohet në mënyrë adekuate si pasojë e disa faktorëve, si:
Evaluimi dhe vlerësimi jo i duhur nga vet mjeku, që zakonisht ndodhë si pasojë e mosdetajizimit në mënyrë specifike përreth pyetjeve rreth dhimbjes.
Ngurrimi i vet pacientit që të jep informata mjekut lidhur me dhimbjen që e përjeton, duke patur frikë që nëse i jep këto informata, ajo do të thotë se sëmundja e tyre ka përparuar (gjë që natyrisht është gabim i madh), apo ngurojnë nga mendimi se janë duke tepruar me ankesa…
Frika nga “varshmëria”, mendim i cili është tejet gabim, duke qenë se derisa një person ka dhimbje të njëmendët, gjasat për varshmëri pothuaj se nuk ekzistojnë.
Frika nga “efektet anësore” të ilaçeve që do të përshkruhen, etj.
Porosia
Duke marrë parasysh faktin se askush nuk mund të garantojë qetësimin total të dhimbjes edhe në kushte më të mira bile, të dhënat e sakta, më të detajizuara dhe pa ngurrim nga ana e pacientit, mundësojnë dhe lehtësojnë përcaktimin e duhur të mjekut për modalitetin e qëlluar të trajtimit të dhimbjes. Me këtë së paku sigurojnë një situatë pa dhimbje (gjendje komfori), e me këtë edhe përmirësim të dinjitetshëm të kualitetit të jetës së pacientit në fjalë.
S`duhet harruar se “e vetmja gjë që dëshiron pacienti që ka dhimbje është që të qetësohet dhimbja, prandaj kjo paraqet një mision të shenjtë për mjekun që e shëron”.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A