Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci përmes një postimi në Twitter u ka bërë thirrje studentëve kosovarë që ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, që të aplikojnë për përfitimin e grantit në vlerë vjetore prej 7.500 eurosh.
Aplikimi për përfitim të grantit mund të bëhet nga sot deri më 22.10.2021, nga dita e shpalljes në ueb faqen e MASHTI-t.
Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh promovimin e barazisë gjinore, etnike, fetare dhe racore.
MASHTI do të përkrahë studentët që nuk marrin bursë apo ndihmë financiare nga institucionet vendore apo ndërkombëtare, apo që në marrëveshje me institucionin ku punojnë (universitetin apo institutin) kanë marrëveshje për mungesë me pagesë për kohën e kryerjes së studimeve të doktoratës.
Po ashtu, merren parasysh studentët që kanë përfituar ndonjë bursë apo lloj tjetër të financimit që mund të jetë i pjesshëm (që nuk i plotëson nevojat financiare për studime njëvjeçare sipas standardeve të vendeve ku është selia e universitetit), ndërsa studentët me bursa të plota nuk përkrahen.
Për të konkurruar në konkurs, studentët e interesuar duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
– CV (Biografia)
– Studenti të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
– Dëshmi: letërnjoftimi ose pasaporta e Republikës së Kosovës
– Vërtetimi nga institucioni kosovar ku studenti është i punësuar, nëse studenti është lëshuar me pagesë për kryerjen e studimeve ose jo
– Vërtetimi nga universiteti ku studenti i vijon studimet apo është regjistruar (studentët që kanë fituar të drejtën për studime, por ende nuk i kanë regjistruar apo nuk i vijojnë ato, nuk përkrahen) në studimet e doktoratës
– Vërtetimi nga universiteti mikpritës se kandidati nuk ka bursë nga ky universitet apo nuk merr pagesë tjetër si pjesë e ndonjë projekti hulumtues në atë universitet dhe vërtetimin se kandidati nuk pranon ndonjë mbështetje financiare të natyrës tjetër nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor (studentët me bursa jo të plota apo me mbështetje jo të plotë financiare mund të mbështeten, në raste të veçanta)
– Studentët që nuk janë fillestarë duhet të sjellin dëshmi lidhur me provimet e dhëna apo dokumente origjinale që dëshmojnë arritjen e kushteve specifike që kërkon universiteti i veçantë për kryerjen me suksese të pjesës së kaluar të studimeve (provimet, pjesëmarrja në projekte hulumtuese shkencore, pjesëmarrja në konferenca, botime etj. Kjo vërtetohet me një dokument origjinal të nënshkruar dhe të vulosur nga autoritetet e universitetit)
– Deklaratën e noterizuar se studenti pas kryerjes së studimeve do të kthehet në Kosovë si dhe deklaratën nën betim, se studenti nuk merr bursë apo ndonjë ndihmë financiare tjetër
– Përparësi kanë studentët që dëshmojnë se kanë lejeqëndrim në vendin e studimeve si dhe studentët që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimet ndërkombëtare të universiteteve dhe fushat e studimeve të tyre bën pjesë në 5 plus 1, prioritetet kombëtare në bazë të Planit Kombëtar të Shkencës
– Nuk mbështeten studentët që tashmë kanë përfunduar ciklin e ligjëratave apo që janë para mbrojtjes së disertacionit
– Dokumentet relevante duhet të jenë të përkthyera nga një përkthyes zyrtar. – Do të merret parasysh rangimi i 500 universiteteve më të mira në botë bazuar në Listën e Shanghait.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në arkivin e MASHTI. Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur ku duhet shkruar “Aplikimi për grantet e doktoratës” dhe në formë elektronike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova