LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-Un shihet duke ecur në tapetin e kuq me sandale – analisti spekulon se çfarë do të thotë kjo

Kim Jong-Un shihet duke ecur në tapetin e kuq me sandale – analisti spekulon se çfarë do të thotë kjo

Kim Jong-Un tërhoqi edhe një herë vëmendjen e vëzhguesve ndërkombëtarë gjatë një fjalimi që shënoi themelimin e partisë qeverisëse të Koresë së Veriut të dielën.

Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë fjalim të tij, por për zgjedhjen e këpucëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç vënë në pah mediat, Kim doli mbi tapetin e kuq të një salle, i veshur me sandale të zeza me shkëlqim mbi çorape të zeza, për të plotësuar kostumin e tij të errët, kravatë dhe syze me gjysmë buzë, sipas videos të transmetuar nga media shtetërore të hënën.

Dhe Colin Zwirko, korrespondent i lartë analitik për NK News me qendër në Seul, vuri re sandalet, por tha se ishte e paqartë pse Kim vendosi të vishte sandalet, apo nëse i kishte veshur më parë.

Cilado qoftë arsyeja, Kim duket se po ndërmerr hapa kohët e fundit për të mbrojtur shëndetin dhe komoditetin e tij, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Ai humbi një peshë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër”, tha Zwirko. “Duket se ai është shumë i kujdesshëm me COVID-19 dhe mund të jetë duke u përballur me çështje të vazhdueshme shëndetësore”.

Zgjedhjet e veshjeve të Kim shpesh shqyrtohen me kujdes nga analistët ndërkombëtarë që kërkojnë të dhëna për shëndetin e tij, i cili është një sekret i ruajtur fort në Veri.

Kur Kim u rishfaq në mediat shtetërore në fillim të qershorit pasi nuk u pa në publik për gati një muaj, analistët vunë re se ora e tij dukej se ishte “e lidhur më fort” se më parë rreth një dore në dukje më të hollë, duke ndezur spekulime mbi shëndetin e tij.

Në fjalimin e tij të dielën, Kim u përqendrua në çështjet e partisë dhe u bëri thirrje zyrtarëve të përqendrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve përballë një situate “të zymtë” ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori