LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të dyshuar në Kamenicë,  për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me Mallra”

Arrestohen dy të dyshuar në Kamenicë,  për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me Mallra”
Foto: Arkiv

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas pranimit të rastit nga Policia Kufitare,  hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojë informata në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kamenicës.

Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprave  penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me Mallra”.

“I dyshuari M.A. (1970) mashkull kosovar, zyrtar (roje e pyjeve), më datë 05.10.2021 në cilësinë e zyrtarit të Ekonomisë së Pyjeve K.K. Kamenicë, ka damkosur drunjtë për të cilët dyshohet se ka pasur njohuri se janë kontrabanduar”, njofton Policia e Kosovës.


Më këto veprime i dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa i dyshuari i dytë,  N.K, (1963) mashkull kosovar,  duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi, ka kontrabanduar një masë të konsiderueshme drunore dhe më pas në bashkëveprim me zyrtarin (rojën e pyjeve), ka dashur që masën drunore ta legalizojë (damkosë), në mënyrë që më pas të njëjtat të transportohen në tregun e Kosovës.

Më këto veprime i dyshuari N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Kontrabandim i mallrave”.

Në konsultim me prokurorin e lëndës, masa drunore është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit e lartshënuar, janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori