LAJMI I FUNDIT:

Tuchel: Unë dhe Conte nuk kemi asgjë personale

Tuchel: Unë dhe Conte nuk kemi asgjë personale

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka këmbëngulur se ai dhe Antonio Conte janë mirë dhe nuk kanë ndonjë problem mes vet.

Ish-trajneri i Interit, Conte, ka vënë në dyshim përdorimin e Romelu Lukakut këtë sezon nga Tuchel.

Disa ditë më vonë, Tuchel reagoi duke treguar se Lukaku po përdoret mirë dhe ka dhënë mjaftueshëm këtë fillim sezon.


Mediat filluan të raportojnë për një acarim raportesh mes dy trajnerëve, por Tuchel ka thënë se ai dhe Conte nuk kanë asgjë personale.

“E pashë në hotel para ndeshjes, e di që ai komentoi ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Unë nuk e kam dëgjuar atë personalisht, por jam i sigurt se ai nuk më kritikoi: nëse e ka analizuar ndeshjen në mënyrë specifike, ai ka të drejtë, sepse Lukaku nuk ka luajtur në maksimumin e aftësive të tij”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Por, në përgjithësi mund të them se ne jemi përshtatur me stilin e tij të lojës, dhe se ai është përshtatur me tonën. Ne jemi ende duke studiuar se si ta bëjmë Romelu sa më efektiv të jetë e mundur”.

“Sigurisht që nuk ka probleme mes meje dhe Contes: komentimi i tij në një ndeshje për TV italian, kështu që ishte e drejta e tij për të shprehur një opinion”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori