LAJMI I FUNDIT:

Mbi 600 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dy doza kundër COVID-19

Mbi 600 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dy doza kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


“Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226”, thuhej në njoftimin e MSH-së.

Nga rastet e reja 10 janë konfirmuar në Prishtinë, Lipjan 6, Fushë Kosovë 5, Gjilan 4, Gjakovë 4, Ferizaj 2, Mitrovicë 2, dhe nga një rast në Shtime, Klinë, Malishevë, Suharekë, Ranillug, Prizren dhe Pejë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër coronavirusit 60 për qind të popullatës. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë edhe për dy javë për shkak të fillimit të viti të ri shkollor dhe fushatës zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori